LAJMI I FUNDIT:

Vetura e djegur të premten në Prishtinë ishte e Ana Kabashit, këngëtarja falënderon ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit

Vetura e djegur të premten në Prishtinë ishte e Ana Kabashit, këngëtarja falënderon ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit

Të premten në Prishtinë, afër Menzës së Studentëve është djegur një veturë.

Vetura e cila u përfshi nga zjarri fatmirësisht la vetëm dëme materiale, me policinë dhe zjarrëfikësit që arritën brenda një kohe të shkurtër dhe e shuan zjarrin.


Rezulton që vetura në fjalë të ketë qenë e këngëtares së njohur, Ana Kabashi, gjë të cilën ajo e bëri të ditur përmes postimeve në rrjetin social Instagram.

Vetura e djegur gjatë ditës së premte në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Fillimisht ajo hedhi në InstaStory një nga lajmet që raportonte për veturën që mori flakë, e më pas shkruan rreth gjendjes së saj shëndetësore, duke thënë se është gjithçka mirë.

“Mirë jemi, gjallë jemi pa asnjë pasoëe! Na paqtë marrë të ligat! Po du me i falënderu dy djemt që nuk ua di emrat tash, të cilët na kanë lajmëruar që po digjet vetura, duke bërtitur “dilni prej veturës”, po ashtu kalimtarët tjerë që u munduan me na e ndal zjarrin pa e menduar rrezikun e vet! Gjithashtu edhe Policinë e Kosovës, zjarrëfikësat dhe ndihmën e shpejtë (Ambulancën) që erdhën shumë shpejt dhe u kujdesën për sigurinë tonë dhe të gjithëve që ishin aty afër! Faleminderit Zotit jemi mirë”, shkroi Kabashi.

Foto: Ana Kabashi/InstaStory

Tutje, ajo ka falënderuar edhe dy persona të tjerë përgjegjës për dezinfektimin e qytetit për shkak të COVID-19, të cilët mesa duket kanë ndihmuar në shurjen e zjarrit të veturës së saj.

“Faleminderit edhe këta dy djemt të cilët tash e kuptova që janë pjesë e kompanisë Big Green DDD që kujdeset për dezinfektimin e objekteve ndaj COVID-19, punë e zorshme, e rrezikshme për ta, po njëkohësisht ndaluan edhe u munduan me ndal zjarrin! Faleminderit, djem ju ruajt Zoti”, ka shkruar tutje këngëtarja nga Peja. /Telegrafi/

Foto: Ana Kabashi/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori