LAJMI I FUNDIT:

Vërtetohet aktgjykimi dënues me 7 vite burgim ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë

Vërtetohet aktgjykimi dënues me 7 vite burgim ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarës F.S., lidhur me akuzën për vrasjen e motrës T.S në Fushë-Kosovë, e cila  ishte dënuar me 7 vite burgim. Po ashtu, të akuzuarës i ishte shqiptuar edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarës F.S., ishte shpallur më 15 mars 2023 nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.


Në vendimin e Apelit, të marrë më 14 korrik 2023, thuhet se është refuzuar si e pabazuar ankesa e mbrojtësit së të akuzuarës F.S., avokates, Halit Shaljani, ndërsa aktgjykimi i Themelores, i marrë më 15 mars 2023 është vërtetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kolegji i kësaj gjykate ka vlerësuar sipas ankesës së ushtruar nga ana e mbrojtësit së të akuzuarës F.S., avokat Halit Shaljani, dhe ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale aktgjykimi nuk përfshihet me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë

Sipas Apelit, Gjykata e shkallës së parë, në mënyrë të drejtë dhe të plotë, ka përpiluar aktgjykimin, e po ashtu edhe dispozitivi i të njëjtit është i qartë, i kuptueshëm, në harmoni me vetveten.

Në vendimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se e akuzuara ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore, nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 18 par.2 të KPK, duke e privuar nga jeta motrën e vet, dhe në mënyrë të qartë e ka bërë përshkrimin e veprës penale të kryer, të cilën e ka kryer në gjendje esencialisht të zvogëluar mendore, rrethanë të cilën e ka pasur parasysh gjatë të gjithë procedimit.

Sipas kolegjit të Apelit, me dënimin e këtillë të shqiptuar, do të arrihet efekti dhe qëllimi i tij, që të parandaloj kryesin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e saj, të parandaloj personat e tjerë, nga kryerja e veprave penale, të bëjë kompensimin e viktimave ose të komunitetit për humbjet ose dëmet e shkaktuara nga vepra penale.

“Po ashtu kolegji ka ardhur në përfundim se në mënyrë të drejtë janë aplikuar të gjitha dispozitat ligjore, përkitazi me vendimin për llogaritjen e paraburgimit, për kërkesën pasurore juridike, si dhe shpenzimet e procedurës penale”, thuhet në fund të këtij vendimi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S., me arsyetimin se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë-Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pas e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.

Lidhur me këtë, F.S po akuzohej për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori