LAJMI I FUNDIT:

“Vera Andrron Detin” fiton çmimin për ‘filmin më të mirë’ në goEast Film Festival

“Vera Andrron Detin” fiton çmimin për ‘filmin më të mirë’ në goEast Film Festival
Foto: Facebook

Filmi kosovar “Vera Andrron Detin” me regji të Kaltrina Krasniqit ka shënuar një tjetër arritje për kinematografinë e vendin tonë.

Ky film, i cili ka për bazë një grua në mezomoshë që punon si interprete e gjuhës së shenjave, fitoi çmimin për ‘filmin më të mirë’ në “goEast Film Festival”.


Lajmi është bërë i ditur në një shkrim shpërndarë në Facebook nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Vera Dreams of the Sea fiton çmimin për filmin më të mirë në goEast Film Festival. Edhe një sukses i jashtëzakonshëm për filmin me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe kinematografinë e vendit tonë”, thuhet në shkrimin e tyre.

“Vera Andrron Detin” i Kaltrina Krasniqit fiton grantin kryesor në Festivalin e Filmit ‘Arras’
Lexo po ashtu “Vera Andrron Detin” i Kaltrina Krasniqit fiton grantin kryesor në Festivalin e Filmit ‘Arras’

“Shumë urime gjithë ekipit dhe suksese të mëtutjeshme”, vazhdon më tej postimi.

Në një intervistë dhënë për Telegrafin më parë, regjisorja Krasniqi ka zbuluar disa nga veçoritë që mban ky film.

“Vera andrron detin” është një film për një grua në mezomoshë e cila punon si interprete e gjuhës së shenjave. Pas vetëvrasjes së papritur të burrit të saj ajo ballafaqohet me një valë peripecish për pronën e tyre familjare. Rrugëtimi i saj, shpalosë një ambient shoqëror dhe kulturor i cili historikisht ka qenë i pabarabartë në raport me gratë. Për mua, mosha e kryepersonazhes ka qenë aspekti më relevant, sepse ky brez bartë ne vete një histori të tërë trazirash të kësaj pjese të botës të cilat suksesshëm kanë injoruar perspektivën e grave”, kishte thënë ajo.

Projekti në fjalë kishte fituar edhe grantin kryesor në Festivalin e Filmit ‘Arras’ si dhe çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori