LAJMI I FUNDIT:

Fitoi dy çmime në Bienalen e Venedikut, regjisorja Kaltrina Krasniqi flet për “Vera Andrron Detin”: Gara ka qenë shumë e ashpër, fakti që ishim pjesë e seleksionimit ka qenë vlerësim në vetvete

Fitoi dy çmime në Bienalen e Venedikut, regjisorja Kaltrina Krasniqi flet për “Vera Andrron Detin”: Gara ka qenë shumë e ashpër, fakti që ishim pjesë e seleksionimit ka qenë vlerësim në vetvete

Festivali i Filmit në Venecia, që njëherësh mban namin e më të vjetrit në botë, hapi dyert edhe për “Vera Andrron Detin”, duke u bërë kështu filmi i parë nga Kosova që ka shfaqur premierën në një eveniment të tillë.

Filmi me regji te Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës ishte nominuar në disa kategori, megjithëse arriti të fitojë vetëm dy çmime në Bienalen e Venedikut për: Edipo Re dhe ‘Autorë nën 40 (vjeç)’.

Çmimet u dhanë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të edicionit të 78-të Festivalit të Venedikut.

Vera Andrron Detin (Foto: Facebook)

Në lidhje me këtë, regjisorja e filmit, Kaltrina Krasniqi, në një bisedë për Telegrafin ka rrëfyer emocionet e para që pas përfundimit të Festivalit.

““Vera andrron detin” është filmi i parë i metrazhit të gjatë i përzgjedhur në garën zyrtare të Festivalit Ndërkombetar të Venedikut. Andaj, është e natyrshme që jam ndjerë tejet e nderuar sepse një premierë e tillë nuk ndodhë shpesh, e sidomos jo me filmin e parë të metrazhit të gjatë”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Regjisorja më tej ka komentuar edhe çmimet për të cilat u vlerësua projekti, marrë parasysh që ishte bërë një punë e gjatë deri këtu.

“Po, filmi është shpërblyer me dy çmime: Edipo Re dhe ‘Autorë nën 40 (vjeç)’. Këto çmime janë shpallur nga programet paralele të Festivalit Ndërkombëtar të Venedikut të ndara nga kritikët, profestionistët e filmit dhe asociacionet kulturore”, shton më tej ajo.

Kaltrina Krasniqi (Foto: Getty Images)

Edhe pse filmi garoi për çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë”, “Çmimi special i jurisë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë” si dhe “Skenari më i mirë”, Kaltrina thotë se është mjaft e kënaqur pasi ka qenë një garë e shumë ashpër.

“Gara ka qenë shumë e ashpër, andaj për mua vet fakti që kemi qenë pjesë e seleksionimit ka qenë vlerësim në vetvete. Premiera në Venedik i ka hapur filmit dyert për shumë festivale tjera por edhe ia ka dhënë vizibilitet të jashtëzakonshëm ndërkombëtar”.

Filmi kosovar "Vera Andrron Detin" fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut
Lexo po ashtu Filmi kosovar "Vera Andrron Detin" fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut

Përkundër gjithë kësaj, artistja ka zbuluar edhe disa nga veçoritë që mban ky film, i kthyer tashmë ndër më të komentuarit.

“Vera andrron detin” është një film për një grua në mezomoshë e cila punon si interprete e gjuhës së shenjave. Pas vetvrasjes së papritur të burrit të saj ajo ballafaqohet me një valë peripecishë për pronën e tyre familjare. Rrugëtimi i saj, shalosë një ambient shoqëror dhe kulturor i cili historikisht ka qenë i pabarabartë në raport me gratë. Për mua, mosha e kryepersonazhes ka qenë aspekti më relevant, sepse ky brez bartë ne vete nje histori të tërë trazirash të kësaj pjese të botës të cilat suksesshëm kanë injoruar perspektivën e grave”, vazhdoi Krasniqi.

Vera Andrron Detin (Foto: Getty Images)

“Vera Andrron Detin” duket se ka pasur mbështetje edhe nga institucionet shtetërore, në bazë të asaj që ka deklaruar regjisorja e mirënjohur.

Ministri Çeku pret në takim ekipin e filmit "Vera Andrron Detin"
Lexo po ashtu Ministri Çeku pret në takim ekipin e filmit "Vera Andrron Detin"

“Vera andrron detin” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra e ish kryeparlamentares së Kosovës Vjosa Osmani, Komuna e Prishtinës dhe natyrisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Duke pasë parasysh se Kosova për shkak të statusit të saj vazhdon të mos jetë pjesë e shumë organizatave evropiane që mbështesin filmin, ndihma e institucioneve tjera të shtetit është shpesh instrumentale në rrugën sfiduese të perfundimit të filmave tanë”, thotë ajo.

Ministri Çeku pret në takim ekipin e filmit “Vera Andrron Detin” (Foto: Facebook)

Për Telegrafin, Kaltrina krejt në fund ka shpalosur edhe planet e tjera të së ardhmes dhe bën me dije se ka nisur punën për projektin e dytë të quajtur, “Zbardhje”.

“Gjatë këtij viti, paralelisht për përgaditjet për premieren e filmit, kam filluar zhvillimin e projektit të dytë “Zbardhje”, sërish film i metrazhit të gjatë. Edhe këtë herë bashkëpunetore e imja e ngushtë është Doruntina Basha, skenaristja e “Vera andrron detin””, përfundon bisedën për Telegrafin, Krasniqi.

Vera Andrron Detin (Foto: Facebook)

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori