LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi në garë për formacionin e sezonit në La Liga

Vedat Muriqi në garë për formacionin e sezonit në La Liga

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është në garë për formacionin e sezonit në La Liga, pas shkëlqimit me fanellën e Mallorcës në sezonin aktual 2022/23.

Faqja zyrtare e La Liga-s ka njoftuar tifozët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale se ka hapur sondazhin për zgjedhjen e formacionit më të mirë të sezonit.


Pjesë e këtij sondazhi apo zgjedhjeve për “formacionin e sezonit” është edhe sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi.

Muriqi në këtë listë gjendet me yje të mëdhenj të sulmit si Karim Benzema dhe Robert Lewandowski.

Përveç tyre në këtë listë për fazën e sulmit gjenden edhe Iago Aspas, Ousmane Dembele, Borja Iglesias, Antoine Griezmann, Joselu, Raphinha, Enes Unal dhe Vinicius Jr.

Deri tek ky nominim, Muriqi ka ardhur pasi ka shënuar 12 gola dhe tri asistime në  29 ndeshje të zhvilluara deri tani në La Liga këtë sezon

Më poshtë keni LINK-un ku mund të hyni të votoni në faqen zyrtare të La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori