Vedat Muriqi pritet shumë shpejt që t’i bashkohet Galatasarayt nga Rizespori, gjersa besohet se është arritur marrëveshje në mes të dyja klubeve.

Sulmuesi shqiptar ka lënë pas vetes një sezon të mirë duke shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime për klubin nga Superliga e Turqisë.

TRT Sport raporton se Galatasaray do t’i paguajë Rizesporit 3.5 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)

Muriqi do të përfitojë një pagë prej 2.2 milionë euro në sezon, ndërsa prezantimi i tij mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Galatasaray këmbëngul në Vedat Muriqin, rrit ofertën për shqiptarin Galatasaray këmbëngul në Vedat Muriqin, rrit ofertën për shqiptarin

Përveç klubit turk, për 25-vjeçarin po interesohen edhe klubet nga Serie A, mirëpo ai ka bërë të ditur se dëshiron të luajë në Turqi.

Sulmuesi shtatgjatë me transferimin te Galatasaray do të shënojë edhe një hap të madh në karrierën e tij, pasi do të luajë për njërën ndër skuadrat më të mëdha në Superligën turke. /Telegrafi/