LAJMI I FUNDIT:

Vecino: Ardhja te Interi, një moment i veçantë

Vecino: Ardhja te Interi, një moment i veçantë

Matias Vecino e ka quajtur një ditë shumë të veçantë arritjen te Interi, ku pritet ta kompletojë transferimin nga Fiorentina.

Mesfushori iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore ditën e martë dhe do t’u kushtojë Nerazzurrëve 24 milionë euro.


“Kjo është një ditë shumë e veçantë, sepse ka shumë rëndësi arritja te një klub si Interi”.

Vecino përfundon testet mjekësore te Interi (Foto)
Lexo po ashtu Vecino përfundon testet mjekësore te Interi (Foto)

“Tash mezi pres që t’i filloj stërvitjet, t’i takoj bashkëlojtarët e mi dhe të nis këtë aventurë të re”.

“Ardhja te një klub si Interi padyshim se ka vlerë të madhe. Kam qenë në Itali qe disa vite tashmë, por mendoj se mund të jap më shumë dhe do të përpiqem ta bëj këtë te Interi”.

“Gjithmonë e kam dhënë maksimumin te Fiorentina, prandaj mendoj se jemi ndarë mirë”, ka thënë uruguaiani. /Telegrafi/