LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon publikimi i bisedave të Fjolla Morinës rreth skandalit të pushimeve, Fisnik Syla mohon kategorikisht borxhin duke e quajtur shpifje

Vazhdon publikimi i bisedave të Fjolla Morinës rreth skandalit të pushimeve, Fisnik Syla mohon kategorikisht borxhin duke e quajtur shpifje

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla, janë përfshirë në një skandal mediatik, që lidhet me pushimin e tyre të vitit të kaluar në ishujt Maldive.

Agjencia turistike që i dërgoi në pushim, po i akuzon çiftin se nuk i kanë kryer pagesat e pushimit dhe kanë një detyrim prej më shumë se 20 mijë eurosh për borxhin në fjalë.


Vet këngëtarja i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e Fisnikut, duke u shprehur se nuk ka kontakte me të.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla akuzohen se i kanë borxh mijëra euro një agjencie turistike, reagon këngëtarja dhe paralajmëron padi
Lexo po ashtu Fjolla Morina dhe Fisnik Syla akuzohen se i kanë borxh mijëra euro një agjencie turistike, reagon këngëtarja dhe paralajmëron padi

Vet agjencia në emisionin “Kiks”, ka publikuar mesazhet që kanë shkëmbyer me Fjollën në aplikacionin WhatsApp, pa arritur në ndonjë zgjidhje konkrete për shlyerjen e borxhit.

Po i njëjti emision, ka publikuar edhe reagimin e biznesmenit Fisnik Syla, i cili gjithashtu i ka mohuar me forcë akuzat.

Fjolla Morinës ia publikojnë bisedën telefonike ku mohon borxhin mijëra eurosh të pushimeve në Maldive
Lexo po ashtu Fjolla Morinës ia publikojnë bisedën telefonike ku mohon borxhin mijëra eurosh të pushimeve në Maldive

Përgjatë bisedës, biznesmeni nga Gjilani mund të dëgjohet duke i thënë gazetares se të gjitha bizneset dhe veprimet e tij administrative janë të regjistruara në Belgjikë dhe në një shtet të fortë si ai belg, do të ishte e pamundur të dërgonte një remitancë të falsifikuar.

Syla gjithashtu shton se do të angazhojë avokat për rastin në fjalë, duke e quajtur gjithçka një “shpifje” që është bërë në drejtim të tij dhe Fjollës.

Rrëfimi i Fisnik Sylës për akuzat e borxhit në Maldive: Gjithçka shantazh, po nxjerr të gjitha paratë që kam në bankë për t'jua vërtetuar
Lexo po ashtu Rrëfimi i Fisnik Sylës për akuzat e borxhit në Maldive: Gjithçka shantazh, po nxjerr të gjitha paratë që kam në bankë për t'jua vërtetuar

Një detaj që u vu re gjatë publikimit të këtyre bisedave është fakti se këngëtarja Morina e pranoi hapur që nuk ka kontakte më me Fisnikun, duke përforcuar dyshimet e thashethemeve në media se dyshja i kanë dhënë vërtet fund lidhjes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori