LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk shpreson në suksesin e Liverpoolit në sezonin e ri

Van Dijk shpreson në suksesin e Liverpoolit në sezonin e ri
(Foto: Instagram/virgilvandijk)

Virgil van Dijk shpreson se Liverpooli mund të sfidojë për titullin e Ligës Premier, mirëpo ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aktivitetin transferues të klubit.

Redsat e filluan mirë afatin kalimtar me largimin e lojtarëve, si Alex Oxlade-Chamberlain e Naby Keita, të cilët u zëvendësuan nga Alexis Mac Allister e Dominik Szoboslzai.

Largimet e James Milner e Roberto Firmino ishin ceremoniale, mirëpo shkuarja e Fabinho dhe Jordan Henderson në Arabinë Saudite i ka shqetësuar tifozët. Ndërkohë që klubi nuk po arrin ta transferojë Romeo Lavian nga Southamptoni.


“Padyshim se mund ta kuptoj (shqetësimin e tifozëve) në disa mënyra. Por, unë nuk jam person negativ, prandaj nuk mund të mendoj në atë formë. Megjithatë, kur shumë lojtarë largohen, kur kapiteni largohet, zëvendëskapiteni largohet dhe tash për tash janë vetëm dy ardhje. Dhe mënyra si kemi luajtur, të mirë në posedim, por jo aq të mirë në mbrojtje kur pranojmë gola, prandaj mund ta kuptoj pse disa njerëz kanë dyshime”.

Liverpooli zgjedh kapitenët e rinj pas largimit të Hendersonit
Lexo po ashtu Liverpooli zgjedh kapitenët e rinj pas largimit të Hendersonit

“Por, më e rëndësishmja që e kemi parë ndër vite është qëndrueshmëria, si grup, secili në skuadër, të shohim nëse do të vijnë më shumë lojtarë dhe pastaj duhet të jemi sërish gati për një sezon të gjatë”.

“Ne duhet të jemi të sigurt, duhet të kemi besim dhe duhet të mësojmë secilën ditë. Ka pasur personazhe që janë larguar, lojtarë që kanë luajtur një rol të madh në suksesin, por të tjerë duhet të rriten. Kjo është një sfidë e bukur për mendimin tim. Duhet të jemi të entuziazmuar. Unë jam shumë i entuziazmuar, kështu që të shkojmë përpara”, është shprehur Van Dijk duke folur për Liverpool Echo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori