LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase futet edhe në Vovochansk, qytet që gjendet vetëm tri kilometra nga kufiri me Rusinë

Ushtria ukrainase futet edhe në Vovochansk, qytet që gjendet vetëm tri kilometra nga kufiri me Rusinë

Ushtria ukrainase është futur në Vovchansk, qytet ky në veri të rajonit Kharkiv, që gjendet shumë pranë kufirit me Rusinë.

Ky qytet në fakt gjendet vetëm tri kilometra larg kufirit me Rusinë, të cilin e kishte okupuar ushtria ruse në ditën e parë të pushtimit, transmeton Telegrafi.


Ky lajm është bërë i ditur nga Rojat Kufitare të Ukrainës (SPSU) – duke publikuar edhe një video në rrjetin social Facebook.

Ministria britanike e Mbrojtjes: Njësia elitare e tankeve ruse nuk do të rimëkëmbet për shumë vite, si rezultat i kundërofensivës ukrainase
Lexo po ashtu Ministria britanike e Mbrojtjes: Njësia elitare e tankeve ruse nuk do të rimëkëmbet për shumë vite, si rezultat i kundërofensivës ukrainase

“Vovchansk në shtëpi. Rojat kufitare hoqën mbeturinat e mbetura. Slava Ukraini”, kanë shkruar përbri videos së postuar.

Aty shihen ushtarët ukrainas duke u futur brenda objekteve që i shfrytëzonte ushtria ruse, dhe kishte mbishkrime propaganduese nga separatistët pro-rusë “Jemi me rusët, jemi një komb”.

Në anën tjetër, kryeministri ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se brenda 10 ditëve – pra nga fillimi i kundërofensivës kanë arritur të çlirojnë mbi 6 mijë kilometra katrorë, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen nga rajonet që i mbanin nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori