LAJMI I FUNDIT:

SHBA pret që deri më 2050, ushtarët e saj t’i kthejë në ushtarë me fuqi të jashtëzakonshme fizike

SHBA pret që deri më 2050, ushtarët e saj t’i kthejë në ushtarë me fuqi të jashtëzakonshme fizike

Ushtria amerikane beson se një gamë e teknologjive mund të jenë të disponueshme deri në vitin 2050, që do ta shndërronin në mënyrë efektive ushtarin mesatar në një super ushtar të rritur në mënyrë kibernetike.

Një studim i fundit i Departamentit amerikan të Mbrojtjes parashikoi shikim dhe dëgjim të përmirësuar, kontroll të muskulaturës dhe sa i përket telepatisë do të bëhej e mundur një e tillë brenda 30 viteve, duke pasur parasysh ritmin e tanishëm të zhvillimit teknologjik, transmeton Telegrafi.


Aktualisht ushtarët amerikanë përdorin syze të mëdha, relativisht të rënda, për të parë natën. Një mundësi tjetër është zhvillimi i lenteve me të njëjtën funksion, ndoshta edhe me një zmadhim dixhital që përdor realitetin e shtuar për të projektuar të dhëna kritike të armiqve dhe pozicionit të tyre në fushëbetejë.

Restaurimi dhe kontrolli i programuar i muskujve përmes një trupi optogenetik. Një kostum restaurues mund të rinovojë muskujt e lodhur, duke freskuar më shpejtë ushtarët e lodhur fizikisht.

Telepatia midis ushtarëve njerëzorë do të ishte revolucionar, siç shkruan gazeta The Mad Scientist Blog, duke lejuar ushtarët që menjëherë të ndajnë informacionin në të gjithë fushën e betejës, pa përdorimin e pajisjeve të komunikimit.

Fizibiliteti teknologjik mund të mos jetë problemi i vetëm që përcakton kur dhe si ushtarët marrin pajisje të tilla. Super shikimi, super muskujt, super dëgjimi dhe telepatia mund të kenë implikime të thella në shoqërinë e gjerë, implikime që mund të ngadalësojnë ose shpejtojnë adoptimin e ushtrisë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori