Uruguai në alarm para Spanjës – Bielsa zbulon strategjinë për ta ndalur Yamalin


Përzgjedhësi i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka pranuar se skuadra e tij përballet me një sfidë të vështirë ndaj Spanjës dhe talentit Lamine Yamal në Kampionatin Botëror 2026.
Duke analizuar rrezikun që paraqet sulmuesi i ri, Bielsa ka shpjeguar edhe planin e tij taktik për mbrojtjen ndaj tij.
“Është një lojtar që mund të ndryshojë ndeshjen. Do të ketë diskutime mes lojtarit që e markon rregullisht dhe nevojës për ta ndihmuar atë në fushë për ta ndalur në atë zone”, tha ai.
“Do të ketë ndihmë nga lojtarët uruguaianë për ta neutralizuar, sepse është një lojtar vendimtar që mund të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes”.
“Do të bëjmë atë që bëjmë gjithmonë. Kundër Arabisë Saudite dhe Kepit të Gjelbër kemi pasur ulje dhe ngritje; ajo që dua është që ekipi të jetë dinamik, të marrë iniciativën dhe të jetë në gjendje ta bëjë këtë edhe kundër një kundërshtari më të fortë”.

“Stili i lojës së Spanjës bazohet në ekipin. Krijimi i aksioneve është prioritet në çdo aspekt të lojës së tyre, prandaj mbrojtja do të jetë vendimtare dhe nuk do të jetë aspak e lehtë”.
“Një nga mënyrat më të mira për t’u mbrojtur është të kufizosh posedimin e kundërshtarit dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë”, përfundoi ai.
Ndërkohë, gjatë përgatitjeve për këtë ndeshje të rëndësishme, kampi i Uruguait është përfshirë nga zëra për pakënaqësi të brendshme të disa lojtarëve lidhur me intensitetin e lartë të stërvitjeve të Bielsas./Telegrafi/









































