LAJMI I FUNDIT:

Upamecano i nderuar me interesimin e gjigantëve evropianë për të

Upamecano i nderuar me interesimin e gjigantëve evropianë për të

Mbrojtësi i talentuar i skuadrës gjermane, RB Leipzig, Dayot Upamecano pranon se është i kënaqur me interesin e madh të klubeve për shërbimet e tij.

Upamecano po zhvillon një super sezon në këtë fillim me skuadrën gjermane dhe nuk ka lënë pa rënë në sytë e skuadrave të mëdha evropiane.


Qendërmbrojtësi i talentuar ka qenë i lidhur me Barcelonën, Liverpoolin dhe Milanin më herët gjatë muajin e kaluar.

Barcelona rrit interesimin për Upamecanon dhe Wernerin
Lexo po ashtu Barcelona rrit interesimin për Upamecanon dhe Wernerin

Por, sipas gazetës gjermane Bild, trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po shqyrton një ofertë të janarit për mbrojtësin e ri.

Ky interesim i klubeve të mëdha e ka lumturuar reprezentuesin 19-vjeçar të Francës, por momentalisht mendon vetëm për Leipzigun.

Upamecano gjatë një dueli ndaj sulmuesit të Portos në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

“Interesi i klubeve të mëdha më nderon, natyrisht”, ka thënë fillimisht Upamecano për Bild.

“Por për momentin, unë mendoj vetëm për RB Leipzig. Këtu duhet të punoj shumë që të jem një titullar dhe të arrij më shumë gola më vonë”, përfundoi francezi.

Vetëm këtë javë, trajneri RB Leipzig, Ralph Hasenhuttl deklaroi: “Dayot do të jetë lojtari tjetër i klasit botëror”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori