LAJMI I FUNDIT:

Unitedi ka shpenzuar 330 milionë euro në kërkim të ‘Van Dijkut të vet’

Unitedi ka shpenzuar 330 milionë euro në kërkim të ‘Van Dijkut të vet’
(Foto: Instagram/virgilvandijk)

Problemi me Manchester Unitedin është se e kanë blerë “Virgil van Dijkun e tyre” disa herë.

Për ta gjetur mbrojtësin lider si te Liverpooli, Djajtë e Kuq kanë shpenzuar rreth 300 milionë funte (330 milionë euro), por akoma nuk e kanë gjetur.


Eric Bailly, ishte ‘Virgil Nr.1’. Transferimi i parë i epokës Jose Mourinho. Ai u transferua për 30 milionë funte (33 milionë euro) dhe pritej të shkëlqente në mbrojtje.

(Foto: Instagram/ericbailly24)

Pas një viti erdhi ‘Virgil Nr.2’ që ishte Victor Lindelof, ‘Virgil Nr.2’. Ai kushtoi 31 milionë funte (34 milionë euro) dhe 10 milionë funte (11 milionë euro) të tjera në formë shtesash. Në një planifikim ideal, Bailly dhe Lindelof duhej ta plotësonin njëri-tjetrin, por kështu nuk ndodhi.

(Foto: Instagram/victorlindelof)

Kjo çoi në ‘Virgil Nr.3’, Harry Maguire. Unitedi pagoi 80 milionë funte (88 milionë euro) për ta transferuar nga Leicester City. Ole Gunnar Solskjaer donte një lider, një fitues, një bazë të skuadrës.

(Foto: Instagram/harrymaguire93)

Këta ishin vetëm emrat që duhej të ishin liderë dhe ta udhëhiqnin fazën defensive, ndërsa që nga largimi i Sir Alex Ferguson, Djajtë e Kuq kanë shpenzuar rreth 300 milionë funte (330 milionë euro) ndër vite – duke përfshirë çmimet bazë dhe bonuset e lojtarëve – për mbrojtjen që asnjëherë nuk arriti të stabilizohej.

Transferimi më i ri në fazën defensive është mbrojtësi i krahut Alex Telles, për të cilin Unitedi ka shpenzuar 15 milionë euro plus tre milionë të tjera në formë shtesash.

Rivali i qytetit, Manchester City, ka shpenzuar 400 milionë funte (440 milionë euro) në mbrojtje nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe asnjëherë nuk arriti ta gjente një tjetër Vincent Kompany. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/virgilvandijk)

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori