LAJMI I FUNDIT:

Unitedi dhe Evertoni rivalizojnë Arsenalin për Izzon

Unitedi dhe Evertoni rivalizojnë Arsenalin për Izzon
Armando Izzo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Torinos, Armando Izzo ka futur në luftë skuadrat angleze, pasi pas Arsenalit në garë për të kanë hyrë edhe Manchester Unitedi dhe Evertoni.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, agjenti i mbrojtësit 27-vjeçar, Paolo Palermo është aktualisht në Londër për të diskutuar propozimet nga disa klube të ndryshme angleze.


Arsenali ishte i pari që tregoi interesim për lojtarin, por tani Manchester United dhe Everton kanë bërë gjithashtu ofertat e tyre.

Arsenali në bisedime të avancuara me italianin Izzo
Lexo po ashtu Arsenali në bisedime të avancuara me italianin Izzo

Presidenti i Torinos, Urbano Kairo nuk e ka ndërmend të shesë, por nëse oferta do të arrijë në 30 milionë euro, atëherë ai mund ta konsideronte atë.

Armando Izzo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Izzo mund të luajë në një mbrojtje prej tre apo katër lojtarët dhe ka shënuar katër gola në këtë sezon, një gjë e mirë në aspektin individual.

Mbrojtësi është një ish-lojtar i Napolit dhe Genoas, ndërsa tash e disa kohë është edhe reprezentues i Italisë. /Telegrafi/