eksperti ad

Manchester United po planifikon të bëjë të paktën tri përforcime të mëdha gjatë verës.

"Manchester Evening News" shkruan sot se Djajtë e Kuq synojnë të bëjnë të paktën tri transferime, por mund të mbështesin trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, edhe në sjelljen e lojtarëve të tjerë.


Raportohet se klubi anglez ka intensifikuar planet e tyre të transferimit pasi që norvegjezi u konfrimua si menaxher edhe për tre vjetët e ardhshëm.

GettyImages 1139967042 (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Një mbrojtës, një sulmues dhe një mesfushor mund të rekrutohen për të përmirësuar formacionin e parë startues.

United ka ndryshuar strategjinë e tyre të transferimit për t'u përqendruar tek lojtarët më të rinj dhe kuptohet se në këtë rrafsh kanë përparësi lojtarët anglezë.

Ndryshe, United aktualisht zë pozitën e gjashtë në renditjen tabelore të Ligës Premier me 61 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app