Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Burnley me rezultat 2-0 duke gjetur kështu përgjigjien ideale pas dy humbjeve radhazi.
United hyri me vizion të qartë në këtë takim, duke kërkuar fitoren shumë të nevojshme.
Foto: Getty Images
Pas një topi të Sanchez ishte Romelu Lukaku ai që realizoi për 1-0 pas 27 minutash lojë.
Pas një tollovie në zonë ishte Romelu Lukaku ai që sërish u pozicionua më së miri për të shënuar për 2-0 në minutën e fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte mjaft intensive, duke bërë që Pogba që gjendet para pikës së bardhë për të shënuar golin e tretë të ekipit, gjë që ai nuk ja doli ta bënte.
Në minutën e 71-të për shkak të sjelljeve josportive pas një tollovie ishte Rashford ai që u përjashtua me të kuq duke lënë Djajtë e Kuq me një lojtar më pak në fushë.
Me këtë fitore United ka gjashtë pikë pas katër ndeshjeve dhe ka gjashtë pikë më pak se Liverpooli që mban kreun e klasifikimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/UtdAxel/status/1036290052396072961