LAJMI I FUNDIT:

Ulpiana përballet me Gjilanin, formacionet zyrtare

Ulpiana përballet me Gjilanin, formacionet zyrtare

Ulpiana është nikoqire e Gjilanit në kuadër të xhiros së 32-të në BKT Superligën e Kosovës.

Vendasit tanimë janë thuajse të rënë nga elita e futbollit kosovar dhe vetëm ndonjë mrekulli do t’i shpëtojë.


Në anën tjetër Gjilani ka humbur gjasat për titull të kampionit dhe tani luan vetëm për plasman më të mirë në tabelë.

Dy trajnerët, Fadil Ademi dhe Alban Hyseni tanimë kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që do të startojnë në këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Ajeti, Makolli, Rapuca, Emini, Shala, Qerimi, Avdulli, Rezi, Conceiocao, Franic, Shkalla

Gjilani: Koliçi, Useini, Rapa, Halili, Beqja, Cale, Torassa, Dabiqaj, Aziz, Progni, Krasniqi.

/Telegrafi/