LAJMI I FUNDIT:

Ukraina reagon ashpër ndaj Macronit i cili tha se Rusia nuk duhet të “poshtërohet”

Ukraina reagon ashpër ndaj Macronit i cili tha se Rusia nuk duhet të “poshtërohet”

Ukraina reagoi ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron të shtunën pasi ky i fundit tha se ishte e rëndësishme të mos “poshtërohej” Rusia, një pozicion që ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba tha se “mund të poshtërojë vetëm Francën”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Macron ka kërkuar të mbajë dialog me presidentin rus Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt. Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë lindorë dhe baltikë në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për ta shtyrë Putinin në tryezën e bisedimeve.


“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike”, tha Macron në një intervistë për gazetat rajonale i publikuar të shtunën. “Unë jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse.”

Kuleba më pas u përgjigj në Twitter: “Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund ta poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte thirrje të ngjashme”.

“Pasi është Rusia ajo që poshtëron veten. Të gjithë më mirë të fokusohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë”.

Macron ka folur rregullisht me Putinin që nga pushtimi, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar një negociatë të besueshme midis Kievit dhe Moskës, megjithëse ai nuk ka pasur asnjë sukses të prekshëm për këtë.

“Unë mendoj dhe i thashë atij (Putinit) se ai po bën një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha Macron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori