UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës së fundit në Ligën e Kampionëve.

Në këtë javë ishin në program katër ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara dy të martën dhe dy të mërkurën.

Pas këtyre ndeshjeve, ku nuk munguan as befasitë u mësuan katër skuadrat që arritën gjysmëfinalet.

Roma ofron spektakël, emocion, kualifikim – Barcelona në shtëpi Roma ofron spektakël, emocion, kualifikim – Barcelona në shtëpi

Ndër to është edhe skuadra italiane, Roma, e cila e bëri befasinë duke eliminuar Barcelonën, pasi i mposhti me rezultat 3-0, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 4-1 për katalunasit.

Roma ka katër futbollistë në formacionin e javës (Getty Images)

Kjo ka bërë që Roma të përfaqësohet me plot katër futbollistë në formacionin e javës së Ligës së Kampionëve.

Me dy futbollistë përfaqësohet Juventusi, që ishte afër të befasonte me eliminim Real Madridit dhe Bayern Munich dhe Sevilla me nga dy futbollistë.

Liverpooli i madh për Cityn, fiton edhe në Mançester Liverpooli i madh për Cityn, fiton edhe në Mançester

Liverpooli që mposhti Manchester Cityn edhe në ndeshjen kthyese përfaqësohet me vetëm një futbollist, yllin Mohamed Salah.

Në anën tjetër, në formacion nuk gjendet asnjë lojtarë i gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona, ashtu sikurse nuk gjendet asnjë lojtar i Cityt. /Telegrafi/  

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve nga UEFA: