LAJMI I FUNDIT:

U duk se arritën paqe – ndizen debatet në mes të Xhulit dhe Stresit

U duk se arritën paqe – ndizen debatet në mes të Xhulit dhe Stresit

Dyshja e banorëve me të komentuar të Big Brother VIP Kosova janë padyshim Xhuli Nura dhe Stresi.

Ata prej javësh kanë qenë në debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin mirëpo vetëm pak kohë më parë ata u duk se bën paqe.


Por, kjo nuk duket se ka zgjatur shumë pasi së fundmi dyshja teksa kanë diskutuar për Vedat Bajrami dhe ofendimet që ai bëri ndaj Xhulit, ata kanë acaruar sërish raportet.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Në debatet e sipër të dy nuk kanë gjet gjuhën e përbashkët duke hasur në kundërshtimet me mendimet rreth situatave të fundit në shtëpi.

“Kur ofendohet një histori e një femre ku lihen pikëpyetje nëse është e vërtetë apo dhe thuhet komandant e Dubait, janë fjalë të rënda, akuza të rënda, populli duhet të zgjohet në këmbë që t’i luftoj këto dukuri negative”, i tha Xhuli-Stresit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Reperi në anën tjetër iu kundërvu duke i thënë se nuk është një gjë me kaq rëndësi sa populli të zgjohet në këmbë për të reaguar.

"Isha ende fëmijë" - Xhuli Nura tregon si nisi karrierën si modele në Evropë
Lexo po ashtu "Isha ende fëmijë" - Xhuli Nura tregon si nisi karrierën si modele në Evropë

“Xhul duhet ta pranosh faktin që ndryshojnë njerëzit këtu, ndryshojnë votimet dhe duhet ta mendosh se mos ke gabuar ti në ndonjë situatë, e meriton edhe dikush tjetër të jetë, nuk jemi duke luftuar këtu se nuk na kanë ardhur dashakeqësit me na vra neve që të zgjohen në këmbë populli, thu ti që kemi dalur me pushkë në dorë, me u zgju populli në këmbë për një format”, u shpreh Stresi mes tjerash.

Më pas reperi i tha se nuk kanë pse ai dhe banorët e tjerë të marrin udhëzime nga ajo si të sillen.

Xhuli në anën tjetër iu drejtuar edhe me fjalën ‘mbylle gojën’ për të përfunduar debatin me Stresin.

Kujtojmë që përveç debateve që kishte me Vedatin, Xhuli u revoltua gjithashtu edhe për zgjedhjen e aktorin si banori më i preferuar i javës nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori