LAJMI I FUNDIT:

U befasua me festë surprizë në 40 vjetorin e lindjes, Labi: Ka qenë dhurata më e bukur që kam pranuar ndonjëherë

U befasua me festë surprizë në 40 vjetorin e lindjes, Labi: Ka qenë dhurata më e bukur që kam pranuar ndonjëherë
Foto: Labinot Gashi/Instagram

Moderatori i njohur, Labinot Gashi, ka festuar dje (e hënë) ditëlindjen e tij të 40-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.


Pa dijeninë e tij, Labit i ishte përgatitur një festë surprizë nga miqtë e tij më të mirë, duke përfshirë këtu fytyra të shumta të estradës.

View this post on Instagram

Në data të rëndësishme si kjo e sotmja, në vecanti për mua, e kujtoj se sa me fat jam duke e falenderuar Zotin, për gjithë këta njerëz të mirë që m’i ka dhuruar. Përvec ditlindjes, sot me Qëndresen po shënojm një vjetorin e martesës. E kjo ditë na vjen më e ëmbël e më e vecantë se cdo ditë tjetër. Na mbetet edhe pak kohë kur do t’marrim titullin e shenjt prindror, me ardhjen në jetë të vajzës tonë. Për këtë dhuratë të pakrahasueshme dhe gjithcka tjetër, i jam falenderues Qendresës time. Faleminderit edhe familjeve tona për gjithë dashurinë, respektin e kujdesin që kanë për ne. U përkulemi përjetë. Faleminderit edhe secilit prej jush që në cfardo forme gjeni kohë e fjalë për të më uruar, përshëndetur e përgëzuar cdo ditë, jo vetëm sot. Jemi me fat që cdo ditë e gëzojmë bashkë me ju. E fati na prift në të mbarë e ditë edhe më të mira s’bashku. Labi ju do’!

A post shared by Labinot S. Gashi (@labinotsgash) on Oct 15, 2018 at 4:23am PDT

Për këtë festë të organizuar enkas për të, dijeni nuk kishte as bashkëshortja e tij, Qëndresa.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Labi në një fotografi të publikuar në InstaStory, i ka falënderuar të gjithë ata që ia organizuan këtë befasi të këndshme, me rastin e ditëlindjes dhe përvjetorit të parë të martesës së tij.

“Mbrëmë ka qenë nata më befasuese për mua dhe Qendresen. Një party e organizuar për, pa dijeninë tonë, ka qenë dhurata më e bukur që e kemi pranuar ndonjëherë. S’kishte si me qenë më mirë e më bukur ndryshe, dhe për këtë i jemi falënderues secilit që ishte mbrëmë me ne e na falën aq shumë emocione. Jemi me fat që ju kemi. Atdhes dhe krejt shokëve që u morën me organizimin, ju them veç ua kthefsha gjithmonë për të mirë. Faleminderit edhe të gjithëve për urimet e përgëzimet që mi dërguan”, ka shkruar Labi në InstaStory.

Foto: Labinot Gashi/InstaStory

Kujtojmë, që ai dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa, pritet që shumë shpejt të bëhen prindër të një vajze. /Telegrafi/

View this post on Instagram

@albicocajphotography

A post shared by Labinot S. Gashi (@labinotsgash) on Oct 11, 2018 at 7:00am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori