LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Bangladeshi i prijnë listës me më së shumti leje pune të lëshuara në Kosovë gjatë vitit 2023

Turqia dhe Bangladeshi i prijnë listës me më së shumti leje pune të lëshuara në Kosovë gjatë vitit 2023

Instituti (GAP) përmes një grafike ka treguar numrin total të lejeve të punës të lëshuara nga Kosova për shtetasit e huaj në vitin 2023, që në total janë 3 mijë e 646 leje.

Të dhënat tregojnë se janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë, e ku më së shumti ka qytetarë nga Turqia, transmeton Telegrafi.

Nga Turqia në vitin 2023, numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004.


Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, gjithsej me 722 persona që kanë kërkuar punë. Në vendin e tretë radhitet Serbia me 465 persona.

Mungesa e punëtorëve në Kosovë, Sogojeva: Shumë kompani kanë filluar të bëjnë kontrata me vende aziatike
Lexo po ashtu Mungesa e punëtorëve në Kosovë, Sogojeva: Shumë kompani kanë filluar të bëjnë kontrata me vende aziatike

Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona që kanë kërkuar leje pune.

Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA numri është 144 persona.

Shteti i Filipineve radhitet në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona.

Lista përfundon me shtetin e Italisë, me 36 persona që kanë kërkuar leje pune në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori