LAJMI I FUNDIT:

Turpi vazhdon edhe pas ndeshjes: Lojtarët që kanë mbi apo afër 50 ndeshje me Kosovën nuk deklarohen pas humbjes

Turpi vazhdon edhe pas ndeshjes: Lojtarët që kanë mbi apo afër 50 ndeshje me Kosovën nuk deklarohen pas humbjes

Kosova mori humbjen e parë në këto eliminatore, por që po del të jetë rezultati më i dhimbshëm deri më tani.

Një humbje nga Bjellorusia që fitoren e fundit  e kishte marr në vitin 2021, pra me 27 mars, kur kishte mposhtur Estonin me rezultat 4-2.


Humbja e Kosovës në Budapest, në një terren neutral me rezultat 2-1, ka lënë një ambient të heshtur, pa lider, pasi asnjëri nga lojtarët nuk doli të flas për media pas kësaj disfate, që u bë edhe më turpëruese me mos këtë prezencë të tyre.

Doli foli përzgjedhës Alain Giresse, i cili siç duket nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, kërkon shkarkimin, që të marr paratë nga pjesa e mbetur e kontratës.

Amir Rrahmani, kapiten i Kosovës, lojtari me më së shumti paraqitje, 52 me Dardanët, nuk doli të thotë asnjë fjalë, të kërkonte falje të paktën, për një ndeshje shumë të dobët, për një humbje që erdhi si erdhi, pasi e ka obligim, është kapiten.

Kosovë pa angazhim, pa ide dhe shumë e ngadalshme - pësojmë humbje nga Bjellorusia dhe EURO 2024 duket shumë larg
Lexo po ashtu Kosovë pa angazhim, pa ide dhe shumë e ngadalshme - pësojmë humbje nga Bjellorusia dhe EURO 2024 duket shumë larg

Vedat Muriqi me 47 ndeshje, asnjë fjalë. Mërgim Vojvoda me 47 ndeshje, asnjë fjalë. Fidan Aliti me 45 ndeshje, asnjë fjalë.

Dikush duhet të dal të flas, pasi shumë njerëz presin të dëgjojnë se çfarë do të thoni, si erdhi humbja, çfarë do të ndodh në të ardhmen.

Këtë ua keni borxh edhe mediave, që bëjnë kilometra për t’i ndarë gëzimet dhe hidhërimet me ju.

Humbja turpëruese u bë edhe më e turpshme me mbylljen e gojës nga ana juaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori