LAJMI I FUNDIT:

Turneu i ri i Esports do t’i kthejë lojtarët në shoferë profesionistë garash

Turneu i ri i Esports do t’i kthejë lojtarët në shoferë profesionistë garash

Racing Prodigy ka njoftuar krijimin e një turneu të ri që synon të transformojë garuesit profesionistë të Esports në shoferë garash.

Reklama

Prodigy Racing League është liga e parë sportive E2Real në botë, në të cilën garuesit do të garojnë në katër tituj të njohur të lojërave, duke përfshirë Steet Kart Racing, RaceRoom, rFactor2 dhe iRacing, shkruan carbuzz.

Gjithsej 12 turne do të zhvillohen midis qershorit dhe tetorit, dhe pjesëmarrësit do të garojnë  për të marrë një Prodigy Pass.

Vetëm 15 individë do të marrin këtë “biletë të artë të motorsporteve”, e cila do t’i lejojë ata të garojnë me garues të vërtetë Radikal SR1 në Javën e Prodigy, e cila zhvillohet në Atlanta Motorsports Park nga 30 tetori deri më 1 nëntor.

Lojtarët me fat do të marrin trajnime ekspertësh për komunikimin, teknikë garash, dhe më shumë.

Në vitin 2024, Racing Prodigy shpreson të presë një raund të dytë me 35 fitues të Prodigy Pass. Kjo përbën gjithsej 50 shoferë të trajnuar, nga të cilët skuadrat e Prodigy Racing League mund të zgjedhin.

Kompania planifikon t’i shpërblejë shoferët e përzgjedhur me një kontratë me pagesë dhe t’i vendosë ata në një seri garash të botës reale që do të lansohet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Tenis
Katër emra në radarin e Real Madridit për pasardhës të mundshëm të Carlo Ancelottit

Katër emra në radarin e Real Madridit për pasardhës të mundshëm të Carlo Ancelottit

La Liga
Dy formacionet e mundshme të Real Madridit nëse trajner emërohet Xabi Alonso

Dy formacionet e mundshme të Real Madridit nëse trajner emërohet Xabi Alonso

La Liga
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Napoli poston komunikatë për rastin e Osimhen – nuk i kërkon falje lojtarit për videon në TikTok

Napoli poston komunikatë për rastin e Osimhen – nuk i kërkon falje lojtarit për videon në TikTok

Serie A
Xavi i përgjigjet akuzave ndaj Barcelonës për ryshfet

Xavi i përgjigjet akuzave ndaj Barcelonës për ryshfet

La Liga
Kalo në kategori