LAJMI I FUNDIT:

Turneu i Harry Styles renditet në mesin e 10-të më të mirëve të të gjitha kohërave, me mbi 500 milionë euro fitim

Turneu i Harry Styles renditet në mesin e 10-të më të mirëve të të gjitha kohërave, me mbi 500 milionë euro fitim

Turneu i Harry Styles është renditur ndër 10-të më të mirët e të gjitha kohërave, sipas raporteve.

Ish- ylli i “One Direction”, 29 vjeç, ka qenë në një seri epike dyvjeçare të shfaqjeve të tij “Love On Tour”, duke performuar 169 koncerte të pabesueshme në 23 muajt e fundit.


Shfaqja e tij e fundit e turneut botëror përfundoi të shtunën mbrëma në RCF Arena në Reggio Emilia, Itali, shkruan DailyMail.

Dhe duket se e gjithë ajo punë e palodhur me siguri ka dhënë rezultat, pasi është thënë se shfaqjet kanë grumbulluar një të ardhur të madhe prej 460 milionë funtesh (531.2 milionë euro), me më shumë shifra që do të vijnë.

Harry renditet në vendin e katërt pas artistëve të mëdhenj, duke përfshirë Elton John, Ed Sheeran dhe U2, të cilët të gjithë përbëjnë tre të parët e tabelës Billboard Boxscore të 10 turneve më të mira të të gjitha kohërave.

Në krye të listës është Eltoni, turneu i jashtëzakonshëm i të cilit në 330 data, “Farewell Yellow Brick Road”, i ka fituar atij 730 milionë funte (843 milionë euro).

Ndërsa turneu i Ed Sheeranit “Divide”, në të cilin ai luajti 258 koncerte, i mblodhi atij 603 milionë funte (696.3 milionë euro).

U2 ndërkohë fituan 573 milionë funte (661.7 milionë euro) nga turneu i tyre “360°” pasi luajtën 110 shfaqje.

Harry Styles përflitet për një romancë të re me aktoren Taylor Russell
Lexo po ashtu Harry Styles përflitet për një romancë të re me aktoren Taylor Russell

Artistë të tjerë që përbëjnë top 10 përfshijnë Guns N’ Roses dhe Roger Walters, ndërsa në mënyrë të pabesueshme, Coldplay dhe The Rolling Stones shfaqen dy herë falë dy turneve të suksesshme secili.

Harry ka nisur një karrierë solo jashtëzakonisht të suksesshme që nga publikimi i këngës së tij të parë “Sign of the Times” në 2017.

Që atëherë, ai ka vazhduar të prodhojë albumin më të shitur të vitit 2022, fitues i çmimit Grammy, “Harry’s House”.

Kjo vjjen pasi duket se Harryn u raportua se ai po nis një romancë të re me aktoren kanadeze Taylor Russell. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

R Kelly i dënuar me 20 vite të tjera burg për abuzim seksual të fëmijëve, po vuan tashmë një dënim prej 30 vitesh

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Kalo në kategori