LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i gjatë në botë shkurorëzohet për një arsye të çuditshme – turku niset në një turne botëror për të gjetur gruan e ëndrrave

Njeriu më i gjatë në botë shkurorëzohet për një arsye të çuditshme – turku niset në një turne botëror për të gjetur gruan e ëndrrave

Sulltan Kosen është njeriu më shtatgjatë në botë me një lartësi marramendëse prej 2.5 metra – por kjo nuk e ka penguar në jetën publike, e cila ishte e mbushur me udhëtime.

Gjigandi i globit ka vizituar më shumë se 120 vende dhe në vazhdimësi gëzon statusin e të famshmit ndërsa ka punuar si fermer, interpretues cirku dhe ambasador nderi i Turqisë.


Njeriu më i gjatë dhe më i shkurtër në botë: Ja me çfarë pengesash ballafaqohen ata
Lexo po ashtu Njeriu më i gjatë dhe më i shkurtër në botë: Ja me çfarë pengesash ballafaqohen ata

Burri 41-vjeçar është kaq i gjatë në saje të ashtuquajturit gjigantizmi hipofizë, i cili bën që trupi i tij të prodhojë vazhdimisht hormone të rritjes, transmeton Telegrafi.

Ai është një nga vetëm dhjetë personat që kanë arritur ndonjëherë 2.5 metra dhe iu dha Rekordi Botëror Guinness si njeriu më i gjatë i gjallë në vitin 2009, raporton dailymail.

Kosen që atëherë është shfaqur përkrah gruas më të vogël në botë, Jyoti Amge, e cila është vetëm 2 metra e gjatë, për herë të parë u takua në piramidat e Egjiptit gjashtë vjet më parë përpara se të ribashkohej në Kaliforni.

Kosen nisi të zgjatet në moshën 10 vjeçare dhe në vitin 2009 ishte njeriu më i gjatë në botë. Më në fund ai ndaloi zgjatjen në vitin 2011, sipas doktorëve.

Në vizitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar në muajin shtator të vitit 2009, ai tha se shpresonte që fama do t’i ndryshonte jetën dhe do ta ndihmonte të gjente një grua.

“Është vërtet e vështirë të gjesh një të dashur. Ata zakonisht kanë frikë nga unë. Shpresoj që tani që jam i famshëm të kem mundësi të takoj shumë vajza. Ëndrra ime është të martohem”, pohoi ai.

Në fakt, ëndrra iu realizua kur u martua me sirianen, Merve Dibo në vitin 2013, kur ajo ishte 20 vjeçare.

Merve asokohe thoshte se “në fillim njerëzit më thonin të mos martohesha me të, por unë u dashurova me zemrën e tij, jo me gjatësinë”.

Por çifti u shkurorëzua në vitin 2021, pasi Kosen fliste vetëm turqisht kurse nusja arabisht dhe tashmë burri ka nisur sërish rrugëtimin në kërkim të një gruaje që do ta bënte baba.

Ai aktualisht gjendet në SHBA dhe thotë se do të vijojë turneun e udhëtimeve duke mos treguar nëse gjatësia po i shkakton probleme në transportin publik.

Përveç udhëtimit në ndjekje të dashurisë, Kosen bëri një turne në Oqeanin Indian si pjesë e një trupe cirku, ku është paguar dhjetë dollarë për çdo fotografi që ka bërë me njerëzit e rëndomtë. Ai ka pasur edhe një emision gatimi në Rumani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori