LAJMI I FUNDIT:

Njeriu më i gjatë dhe më i shkurtër në botë: Ja me çfarë pengesash ballafaqohen ata

Njeriu më i gjatë dhe më i shkurtër në botë: Ja me çfarë pengesash ballafaqohen ata

Sultan Kosen është njeriu më i gjatë në botë dhe Chandra Bahadur Dangi është më i shkurtri. Të dy kanë një diferencë prej 197 centimetrash. Tashmë të dy burrat janë takuar për herë të parë së bashku në Londër, për të kremtuar zyrtarisht rekordet e tyre.

Sultan dhe Chandra nuk mund të ishin më të ndryshëm se kaq, edhe përtej diferencave në gjatësi trupore. Njëri është turk dhe dëshiron tashmë të krijojë një familje në moshën 32-vjeçare. Tjetri jeton në një fshat në Nepal, në familjen e të vëllait dhe është tashmë 75 vjeç.

Por sigurisht që diferenca më e madhe mes të dyve, vjen nga gjatësia. Sultan Kosen me 2,51 metrat që posedon, është burri e njeriu më i gjatë në botë, të paktën kështu rezulton nga libri i rekordeve “Guinness”. Chandra Bahadur Dangi, me vetëm 54,6 centimetra, nuk arrin dot as deri te gjunjët e ekstremit tjetër njerëzor, rekordmenit nga Turqia. Dje, më 13 nëntor 2014, ata u takuan për herë të parë të dy në kryeqytetin britanik, Londër.


Kur Sultan u gjend pranë tij, thuajse nuk arriti dot ta shquante nepalezin e veshur me kostumin tradicional e kapelën mbi kokë. Dora e plakut shkurtabiq nuk është as sa gishti i gjigantit me moshë më të re, që gjatë ecjes duhet të përkulet në gjunjë që ta takojë, sigurisht.

Që ata janë në qendër të vëmendjes, kjo duket se nuk i shqetëson – tek e fundit, pikërisht për këtë ata kanë udhëtuar edhe drejt Londrës, drejt selisë së librit të rekordeve “Guinness”, në Ditën Botërore të Rekordeve.

“Ne të dy jemi të famshëm”, përmend shkarazi Chandra atë që të dy e kanë si karakteristikë të përbashkët. Të dy kuptohen me përkthyes dhe me gazetarët kureshtarë e buzagaz.

Problemet në makinë e mundojnë Sultanin

Por, në anën tjetër, ata janë shumë të ndryshëm dhe problemet për trupat e tyre me kahe të kundërta, ata i hasin përditë në jetën e tyre me gjithë përpjekjet për normalitet. Chandra ka nevojë për ndihmë kur shkon të lahet dhe në tualet. Distancat e gjata dhe ritmi i shpejtë i të ecurit, i shkaktojnë lodhje e mundim – në Londër atë e shoqërojnë duke e mbajtur shpesh në krahë, nipi i vet ose përkthyesi. Sultan ankohet se ai përplas çdo ditë kokën kudo ku kalon dhe se nuk futet dot kollaj në autoveturë. Një prerje me porosi vetëm për të? “Kjo do të ishte fantastike”, mendon ai.

Ai pati një tumor shumë të madh që i pati shkaktuar një vatër për rritje hormonesh. Një operacion në SHBA ia shpëtoi tashmë jetën, ndërkohë që e kishte regjistruar rekordin e tij. Chandra është shumë i shkurtër sikurse edhe shtatë motrat e vëllezërit e vet.

Megjithatë, ai ia ka dalë mirë me atë “gjatësi” që ka, raporton nepalezi, që me gjithë shkurtësinë e vet, reflekton dinjitet për t’u respektuar e zgjuarsi, dhe sy plot gëzim. “Shtrati im ka një lloj shkallareje, me të cilën unë ngjitem në të. Dhe veshjet e mia priten po ashtu ekstra për mua, siç i dua”.

Sultan e ka pasur të vështirë jetën me gjatësinë e tij gjigante – e kështu që ka më shumë për të treguar për veten. Për shkak të sëmundjes së tij, ai nuk ka mundur dot ta përfundojë shkollën. “Unë nuk mund të dilja dot nga shtëpia”, thotë ai me vështrim serioz dhe një zë që çuditërisht është shumë i hollë në raport me trupin që ai ka.

Që prej vitit 2009, ku ai është kurorëzuar si njeriu më i gjatë në botë, jeta e Sultanit ka ndryshuar tërësisht. Rekordi është edhe puna e tij, ai udhëton shumë. “Unë kam gjetur edhe shokë”.

Më parë, ai kishte realisht vetëm një këmishë, një palë pantallona e një palë këpucë, të cilat i vinin shumë të ngushta. Tashmë, ai duket pak më elegant, i veshur me kostum të zi dhe me kravatë të kuqe.
Por, para së gjithash, është ëndrra e Sultanit ajo që është përmbushur me këtë hap: para një viti, ai ka takuar Merve Dibo nga Siria, me të cilën është martuar. Gjatësia e saj është 1,75 metra. Ata duan të kenë fëmijë shumë shpejt, tregon ai. Të sapolindurin ai mund ta mbajë e ta përkëdhelë këndshëm e i sigurt në krahë, pasi për to ai mban sërish rekordin botëror: 28,5 centimetra gjatësi për kockat e parakrahut. /gazeta-shqip/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori