LAJMI I FUNDIT:

Tuchel shpërthen për skandalin e penalltisë, zbulon edhe fjalët që gjyqtari ia the futbollistëve të Bayernit

Tuchel shpërthen për skandalin e penalltisë, zbulon edhe fjalët që gjyqtari ia the futbollistëve të Bayernit

Bayern Munich është dëmtuar rëndë në një moment në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Arsenalit.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë mori një barazim 2-2 në ndeshjen e parë, por rezultati ka mundur të ishte ndryshe nëse gjyqtari suedez Glenn Nyberg do të akordonte një penallti.


Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur portieri i Arsenalit, David Raya pasoi te mbrojtësi brazilian Gabriel dhe ky i fundit kapi topin me dorë dhe e rikthen atë përsëri te Raya.

Gabimi skandaloz i gjyqtarit: Mbrojtësi i Arsenalit e kapi topin me dorë në zonë dhe nuk u akordua penallti
Lexo po ashtu Gabimi skandaloz i gjyqtarit: Mbrojtësi i Arsenalit e kapi topin me dorë në zonë dhe nuk u akordua penallti

Megjithatë gjyqtari suedez Nyberg nuk akordoi penallti dhe ai nuk u sinjalizua fare nga VAR-i.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka thënë pas ndeshjes se janë të zemëruar për këtë rast, madje ai zbuloi edhe fjalët që gjyqtari ia tha futbollistëve të tij.

“Gjyqtari u tha lojtarëve tanë se “Është një gabim fëmijëror” dhe se nuk do të japë një kësi penalltie në një ndeshje çerekfinale. Ndihemi të zemëruar, është një vendim i rëndë kundër nesh”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.

Bayern dhe Arsenal do të zhvillojnë një javë më vonë ndeshjen e kthimit në Allianz Arena, ku dy skuadrat kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori