Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futsall, Agon Ramadani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Ramadani ka treguar se si ka nisur karriera e tij në futsall dhe si erdhi deri tek ky vendim – të kalojë nga futbolli i madh në atë të sallës.


“Në atë kohë 22-vjeç kam qenë, e pash që nuk ka edhe shumë perspektivë, së paku në mënyrën se si e mendoja unë, doja me e përfundu edhe fakultetin”.

“Unë sa kam luajtur futboll e kam pasur pasion edhe futbollin e vogël. Kam luajtur jashtëzakonisht shumë turne edhe në gjithë Kosovën dhe gjithmonë më kanë nxitur shokët pse nuk po luan futboll të vogël”.

“Në futsall pata filluar me Feniksin. Feniksi dihet që ka qenë kampion i shumëfishtë i Kosovës. Sidomos e mbajë mend vitin e parë, kur u pranua Kosova në UEFA dhe FIFA, për herë të parë kampioni e ka përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Ramadani mes tjerash.

Episodin e plotë me Agon Ramadanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

telegrafi sport app