LAJMI I FUNDIT:

Tridenti i Liverpoolit jep mesazhin e tyre në Evropë: Mane, Salah dhe Firmino duken edhe një herë të frikshëm

Tridenti i Liverpoolit jep mesazhin e tyre në Evropë: Mane, Salah dhe Firmino duken edhe një herë të frikshëm

Treshja sulmuese e Liverpoolit: Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino u rikthyen në aksion në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje, duke i treguar Evropës se për çfarë mund të bëjnë në fitoren 5-1 kundër Portos.

Të Reds bën që “Estadio do Dragao” të dukej si oborri i shtëpisë së tyre.


Liverpooli ka mbi 300 gola prej tyre, por sezonin e kaluar ata u dobësuan dhe Jurgen Klopp filloi të merrej me sulmin, duke prezantuar Diogo Jotan, pasi ditët e tridentit ‘MSF’ dukeshin se mund të kishin mbaruar.

Në sezonin 2020/21, Firmino shpesh ishte i dëmtuar, ndërsa Mane pranoi se ishte sezoni më i keq në karrierën e tij.

Në Porto, ishte Jota që filloi me Mane dhe Salah, por dy të fundit kishin shënuar tre gola, ndërsa Firmino hyri në vend të Salah, me brazilianin që shtoi edhe dy të tjerë.

‘Fab Four’ i ri?

Para se Phillipe Coutinho të bënte gati valixhet e për Barcelonë, ai dhe treshja aktuale e Liverpoolit njiheshin si ‘Fab Four’. Tani, treshja ka një kandidat për t’i bërë përsëri një kuartet: Curtis Jones.

Mesfushori 20-vjeçar anglez ka befasuar shumë me paraqitjet e tij të fundit dhe ka luajtur një rol të madh në katër nga golat e The Reds në Porto.

Duke marrë lavdërime nga të gjithë, ka shpresë te Liverpooli se Jones mund të jetë mesfushori krijues për t’i bërë lojtarët e sulmit të fluturojnë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori