LAJMI I FUNDIT:

Tri skuadra luftojnë për mbetjen në elitë

Tri skuadra luftojnë për mbetjen në elitë

Skuadra e Istogut ende nuk është dorëzuar në luftën për ta siguruar barazhin, shkruan Koha Ditore.

Për ta dalë në vendin e nëntë apo të dhjetë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, që ia siguron ndeshjen e barazhit, Istogu duhet që në ndeshjen e fundit ta mposhtë Drenicën në Skënderaj. Një xhiro para fundit, Drenica është e nënta me 37 pikë, kurse Istogu është i 11-ti me 34 pikë.

Nëse në Skënderaj fiton Istogu, atëherë kjo skuadër do të barazohej me pikë me Drenicën dhe falë bilancit më të mirë të ndërsjellë do të renditej më lart se Drenica.


Kështu Drenica do të binte nga Superliga, nëse Drita në ndeshjen tjetër do të fitonte derbin lokal ndaj Gjilanit. Drita aktualisht është e 10-ta me 36 pikë.

Nga elita tashmë është përshëndetur Vushtrria që është e fundit (12) me 25 pikë. Dy të fundit bien nga liga, ndërsa ekipet e vendeve nëntë e dhjetë luajnë në barazh me të tretin e të katërtin e Ligës së Parë. Fituesit e ndeshjeve luajnë në Superligë në edicionin tjetër.

Caktimi i skuadrës së dytë që do të bjerë dhe i dy skuadrave që do të luajnë në barazh ka mbetur dilema e vetme për xhiron e fundit të Superligës, që luhet të shtunën.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori