LAJMI I FUNDIT:

Trepça fiton përballjen dramatike ndaj Rahovecit

Trepça fiton përballjen dramatike ndaj Rahovecit
(Foto: basketbolli.com)

Në një ndeshje shumë interesante, Trepça ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 91-84 (29:16, 22:22, 25:25, 15:21), në kuadër të javës së 14-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi nga fillimi dhe në çerekun e parë krijuan epërsi deri në 14 pikë, 27:13, ndërsa kjo pjesë përfundon 29:16. Perioda e dytë u karakterizua me një lojë të barabartë, me mysafirët që tentonin të shkruanin të ngushtojnë epërsinë dhe vendasit që menaxhuan lojën për të shkuar në pushim me rezultat 51-38.


Periudha e tretë ishte e ngjashme me të dytën dhe tërësisht e barabartë 25:25, që dëshmon për rivalitetin në parket dhe lojën interesante, që u zhvillua në ‘Minatori’. Por, asgjë nuk kishte përfunduar me Vreshtarët që nuk dorëzohen dhe afrojnë shifrat në 82:79 dhe 84:81, por një treshe nga Drilon Hajrizi ishte jetike dhe Trepça triumfon 91-84.

Te mitrovicasit u dalluan Drilon Hajrizi me 20 pikë e gjashtë asistime, Taurus Cockfield me 21 pikë e shtatë kërcime dhe Gerald Blachshear me 19 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te rahovecasit u dalluan Fisnik Rugova me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Ameer Jackson me 23 pikë e gjashtë asistime.

Trepça e mbyll stinorin me dhjetë fitore e katër humbje, kurse Rahoveci me tri fitore dhe nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori