LAJMI I FUNDIT:

Tregimi emocionues i Elton Johnit për ditët e fundit të jetës së Freddie Mercuryt

Tregimi emocionues i Elton Johnit për ditët e fundit të jetës së Freddie Mercuryt
Freddie Mercury (Foto: Jeff J Mitchell/Getty Images/Guliver)

Legjenda e muzikës rok, Freddie Mercury, ka lënë mbresa sa herë që ka dalë para publikut. Ai ndërroi jetë në vitin 1991 si pasojë AIDS-it, mirëpo kolegët dhe fansat e tij vazhdojnë ta kujtojnë edhe pas kaq shumë vitesh. Njëri prej tyre është Elton John, i cili ka rrëfyer një ngjarje nga ditët e fundit të jetës së këngëtarit.

Freddie nuk ka folur publikisht për AIDS-in deri në ditën e vdekjes së tij. Edhe pse ishte i gjallë në skenë, jashtë saj ai ishte një person shumë i mbyllur. Për sëmundjen më ka treguar menjëherë pas diagnostikimit në vitin 1987 dhe u preka nga ai lajm”, ka nisur tregimin John.


Elton John, Peter Straker dhe Freddie Mercury (Foto: Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Më tej, 71-vjeçari ka thënë se kishte parë shumë raste të miqve me AIDS dhe ishte i vetëdijshëm se sa e rrezikshme ishte ajo sëmundje.

“Nuk doja që edhe Freddie t’i përjetonte të njëjtat gjëra, mirëpo e dija se doemos do t’i përjetonte. Ai e dinte se vdekja po i afrohej, mirëpo vazhdoi të performonte dhe jepte gjithçka nga vetja që të mos vërehej asgjë. Mbeti ai karakteri argëtues ashtu si ka qenë gjithmonë”, ka rrëfyer Elton.

John ka theksuar me tej se ndjente dhimbje në secilin takim me Mercury, sepse e vërente që frontmeni i “Queen” po shkatërrohej.

“Kah fundi, trupi i tij ishte i mbuluar me krusta, ndërsa ai ishte thuajse i verbër. Ishte shumë i dobët saqë nuk mund të qëndronte në këmbë. Ditët e fundit duhej t’i kalonte vet në thellësinë e shtëpisë së tij, mirëpo ai nuk e donte këtë. Jetoi për të tjerët dhe ditët e fundit i kaloi jashtë. Ndërroi jetë më 24 nëntor, por unë kisha nisur të vuaj shumë më herët për vdekjen e tij”, ka thënë John.

Në testamentin e tij, Freddie ia kishte lënë Eltonit një dhuratë, e cila i ishte dërguar përmes postës disa muaj pas vdekjes së rokerit.

“Në derë më trokiti postier, më dha diçka të mbështjellë dhe shkoi. Kur e hapa dhuratën e pash pikturën e njërit prej artistëve të mi të preferuar. Brenda ndodhej mesazhi i Freddiet, në të cilën shkruante: ‘E nderuara Sharon, mendova se kjo do të pëlqente. Të do Melina. Gëzuar Krishtlindjet!’”, ka vazhduar tregimin e tij John duke shpjeguar se ata kishin nofka për njëri-tjetrin, Elton ishte Sharon, kurse Freddie quhej Melina.

“Qava si fëmijë i vogël. Freddie edhe kur ishte aq i sëmurë ishte aq mik i mirë për të më gjetur një dhuratë të përsosur për Krishtlindje. Madje edhe i vdekur ka ditur të tregojë se çfarë është më e rëndësishme në jetë”, e ka mbyllur tregimin e tij John. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori