LAJMI I FUNDIT:

Tre yje kërkojnë largimin nga Tottenhami

Tre yje kërkojnë largimin nga Tottenhami

Tottenham Hotspur mund të humb tre futbollistë të talentuar gjatë verës.

Skuadra londineze ka zhvilluar një super-sezon në Ligën Premier duke e rivalizuar Chelsean deri në fund për titullin kampion, teksa në fund kanë blinduar pozitën e dytë.


Renditja dhe loja e mirë e Spursave ka ardhur pasi në skuadër ka elemente të mira me futbollistë ekspert të Ligës Premier.

Tottenhami blindon pozitën e dytë, Djajtë mbesin jashtë LK-së (Video)
Lexo po ashtu Tottenhami blindon pozitën e dytë, Djajtë mbesin jashtë LK-së (Video)

Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me klubin dhe dëshirojnë të largohen nga skuadra që drejtohet nga Mauricio Pochettino.

Sipas mediumit britanik The Sun, mesfushori Eric Dier, mbrojtësit Kyle Walker dhe Danny Rose, të gjithë kërkojnë të largohet nga klubi këtë verë, përcjell Telegrafi.

“Alli është po aq i mirë sa Gerrard dhe Scholes”
Lexo po ashtu “Alli është po aq i mirë sa Gerrard dhe Scholes”

Manchester United janë vënë pas Dier, i cili mund të luaj edhe si qendërmbrojtës dhe skuadra e Jose Mourinhos po përgatit një ofertë të pa-rezistueshme.

Walker është cak i skuadrës së Pep Guardiolas, por interesim për të kanë shprehur edhe gjiganti italian, Interi, teksa Rose, kërkohet nga dy skuadrat e Manchesterit. /Telegrafi/