LAJMI I FUNDIT:

“Alli është po aq i mirë sa Gerrard dhe Scholes”

“Alli është po aq i mirë sa Gerrard dhe Scholes”

sipas ish-mesfushorit të Tottenham Hotspur, Darren Anderton, Dele Alli është një talenti i “çmendur” dhe mund të krahasohet me legjendat angleze, Steven Gerrard dhe Paul Scholes.

Mesfushori anglez ka shënuar 21 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe paraqitjet e tij kanë bërë krahasime me mesfushorët më të mirë të epokës së Ligës Premier.


Redknapp: Alli vlen më shumë se Pogba, ky është çmimi i tij
Lexo po ashtu Redknapp: Alli vlen më shumë se Pogba, ky është çmimi i tij

Alli ka luajtur një rol integral në skuadrën e Spurs duke qenë skuadra e vetme që rivalizon Chelsean për titullin e kampionit në Angli.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Alli të ketë një admirues të madh siç është Anderton, i cili e krahason mesfushorin me Gerrardin dhe Scholesin.

“Më duhet të them se e kam dashur Stevie G si një lojtar dhe Scholesy, por Dele Alli për moshën e tij është vetëm një talenti i çmendur”, ka thënë Anderton, duke folur ekskluzivisht në 888sport.

Atë që e bëri Dele Alli në LP për 63 ndeshje - e kishin ëndërr Rooney, Gerrard, Lampard e Scholes
Lexo po ashtu Atë që e bëri Dele Alli në LP për 63 ndeshje - e kishin ëndërr Rooney, Gerrard, Lampard e Scholes

“Dua arrogancën e tij në fushë, sa i zgjuar është në gjetjen e pozicioneve që ai bën dhe gatishmërinë e tij për të provuar gjithçka”, përcjell Telegrafi.

“Është një gëzim i vërtetë për të parë atë teksa luan”, përfundoi ish-futbollisti i Tottenhamit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori