LAJMI I FUNDIT:

Tre persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve në Kosovë

Tre persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve në Kosovë
Foto: Ilustrim

Tre persona janë raportuar si persona të zhdukur, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë një femër në Lagjen 28, në Fushë Kosovë e kishte raportuar në polici si të humbur vëllaun e saj.


Sipas saj vëllai i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar  se vëllai i saj ka dalur nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”.

Një rast të njëjtë e kishte raportuar në polici edhe një femër tjetër, në Prishtinë.

Sipas saj e mitura është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare  ( e mitur) është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”.

Kurse në Pejë, një shtetase e Shqipërisë me banim në Kosovë, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk e dinë se ku ndodhet.

“Një femër shtetase e Shqipërisë me banim në Republikën e Kosovës, ka raportuar se vajza e saj viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh./Telegrafi/