LAJMI I FUNDIT:

Tri klube të Serie A kërkojnë shërbimet e Kastriot Dermakut

Tri klube të Serie A kërkojnë shërbimet e Kastriot Dermakut
Kastriot Dermaku (Foto: Screenshot/YouTube/Cosenza Calcio)

Kastriot Dermaku në sezonin e ardhshëm mund të ndryshojë kategori, por jo shtet pasi kërkohet nga tre klube të Serie A. Qendërmbrojtësi shtatlartë është shndërruar në pikë referimi në repartin e prapavijës së skuadrës së Cosenzas, duke krijuar qëndrueshmëri dhe besim në këtë repart.

Për shkak të paraqitjeve të tij të mira, vitin e kaluar, shtatlarti me gjatësi 1.97 cm, u thirr edhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë nga trajneri Christian Panucci.


Pavarësisht se në këtë grumbullim, Dermaku është lënë pa shpjegim, jashtë listës së trajnerit italian, vëmendja ndaj tij është përqendruar në një tjetër aspekt, transmeton SuperSport.

Mediat në Itali shkruajnë se qendërmbrojtësi mund të ndryshojë destinacion gjatë verës. Kontrata me Cosenzan përfundon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa deri më tani nga klubi italian nuk është bërë asnjë përpjekje për rinovimin e saj. Për këtë arsye, disa klube të tjera, janë vënë në lëvizje për të përfituar nga një mundësi e marrjes së qendërmbrojtësit duke mos paguar asgjë.

Të gjitha lajmet nga Kastriot Dermaku
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kastriot Dermaku

Aventura e re nuk bëhet fjalë për Serinë B, kategori ku militon aktualisht skuadra e Dermakut, por në elitën e futbollit italian, ku luajnë aktualisht disa futbollistë të kombëtares shqiptare.

Siç raportojnë mediat italiane, Bologna, Spal dhe Torino, janë tre emrat e ekipeve që shfaqen në horizont dhe kanë shënuar emrin e Dermakut në listën e dëshirave.

Është ende herët për të folur për detaje, por gjasat janë që në javët në vijim të ketë lëvizje konkrete. Parametrat fizik të futbollistit shqiptar, janë ato që kanë tërhequr vëmendjen e këtyre ekipeve, të cilat po vëzhgojnë me kujdes paraqitjen e këtij sezoni të Kastriot Dermakut me Cosenzan.