LAJMI I FUNDIT:

Transkriptohet biseda mes gjyqtarit dhe dhomës së VAR-it nga ndeshja Real-Almeria, sqarohet e gjitha

Transkriptohet biseda mes gjyqtarit dhe dhomës së VAR-it nga ndeshja Real-Almeria, sqarohet e gjitha

Pati momente dramatike në Santiago Bernabeu të dielën në mbrëmje kur Real Madridi u përball me Almerian. Skuadra e fundit në tabelë dukej se do t’i merrte tri pikë skuadrës lider në ligë, por disa vendime të diskutueshme VAR i dhanë Real Madridit rikthimin në lojë.

Disa lojtarë të Almerias kishin ankesa pas ndeshjes, pasi vendimet e gjyqtarit ishin të ashpra ndaj tyre. Megjithatë, nga këndvështrimi i Carlo Ancelottit, të gjitha vendimet ishin të justifikuara dhe të sakta.


MARCA ka publikuar transkriptin e bisedës mes arbitrit në fushë, Hernandez Maeso dhe zyrtarit të VAR-it, Hernandez Hernandez për të gjitha thirrjet e diskutueshme gjatë natës. Si fillim, biseda për penalltinë e Real Madridit që thirri VAR-i shkoi si më poshtë.

Pyetet për fitoren kontroverese të Realit ndaj Almerias, Xavi me deklaratë goditëse
Lexo po ashtu Pyetet për fitoren kontroverese të Realit ndaj Almerias, Xavi me deklaratë goditëse

“Fran, unë do të rekomandoj një rishikim në fushë për dorën e mbrojtësit të Almerias”, deklaroi Hernandez Hernandez.

“Unë ju vendos pamjet në mënyrë që ta shihni atë në kontekst dhe ndarjen midis lojtarëve. Tani vendimi është i juaji, ju duhet të vendosni”, shtoi ai.

Gjyqtari në fushë u përgjigj: “E përkryer. Unë do të jap një penallti pa karton”.

Reagon ish-gjyqtari i La Ligës: Tregon tri veprimet "skandaloze" të gjyqtarit të ndeshjes Real Madrid-Almeria
Lexo po ashtu Reagon ish-gjyqtari i La Ligës: Tregon tri veprimet "skandaloze" të gjyqtarit të ndeshjes Real Madrid-Almeria

Për golin e anuluar të Almerias

Mysafirëve iu anulua një gol në periudhën e dytë për një faull në grumbullim, dhe shumë menduan se ishte një vendim i padrejtë.

“Eja dhe shiko, Fran, unë rekomandoj një rishikim në fushë për ndërhyrje të mundshme në sulm”, sugjeroi zyrtari i VAR menjëherë pas golit të Almerias.

Pas shqyrtimit të vendimit, Maeso u pajtua me dyshimin e Hernandez dhe tha: “Po, është me të vërtetë fillimi (faza e sulmit). Prandaj, unë do të fishkëlloj një faull në favor të Real Madridit dhe do ta anuloj golin dhe do të ndëshkoj me karton lojtarin me numër 6, lojtari i Almerias”.

Duket se Jude Bellingham mund të bëjë gjithçka, sa afër ishte ta realizonte golin e vitit
Lexo po ashtu Duket se Jude Bellingham mund të bëjë gjithçka, sa afër ishte ta realizonte golin e vitit

Për golin me kraharor të Vinicius

Ndoshta momenti më i diskutueshëm i natës erdhi kur Vinicius Jr barazoi rezultatin për Los Blancos, duke e goditur topin me krahrorin e tij. Çuditërisht, situata u rishikua nga VAR.

“Unë rekomandoj një rishikim në terren në mënyrë që të mund të shihni dorën apo krahun. Më jep këndin e kundërt. Ndaloni në pikën e kontaktit”, sugjeroi VAR.

Çfarë simbolizonte ky veprim i Jude Bellingham pas përfundimit të ndeshjes me Almerian
Lexo po ashtu Çfarë simbolizonte ky veprim i Jude Bellingham pas përfundimit të ndeshjes me Almerian

Arbitri në fushë kërkoi edhe një herë pikën e kontaktit për t’u sqaruar me VAR, për të cilën Hernandez Hernandez u përgjigj: “Ai e godet në shpatull. Ju vlerësoni faullin e mundshëm në sulm”.

Duke u përgjigjur, arbitri në fushë tha: “Jam dakord me ju dhe topi bie në shpatull. Më jep një kënd të lartë. Një kornizë më shumë. Perfekt, ai e godet me shpatull dhe është një gol i vlefshëm. Do të pranoj këtë si gol, nuk ka faull”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori