LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Torinos, Giampaolo rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i Torinos, Giampaolo rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i Torinos, Marco Giampaolo thuhet se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, vetëm një ditë pasi u infektua trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Sipas mediumit Sport Mediaset, por pa ndonjë deklaratë zyrtare nga klubi ende, Giampaolo ka dalë pozitiv me coronavirus.


53-vjeçari mori punën e Torinos këtë verë, por ka arritur vetëm dy fitore, dy barazime dhe katër humbje në stol në të gjitha garat.

Nëse konfirmohet, Giampaolo mund të detyrohet të humbasë ndeshjen e fundjavës së ardhshme në Serie A me Interin.

Skuadra e Torinos ishte tashmë në një karantinë gjatë ditëve të fundit pasi një anëtar i stafit të Giampaolos ishte pozitiv.

Të shtunën, Milani njoftoi se trajneri i tyre Pioli kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. /Telegrafi/