LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i RB Leipzig, Nagelsmann: Nuk do ta blejmë Schickun

Trajneri i RB Leipzig, Nagelsmann: Nuk do ta blejmë Schickun

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka thënë se klubi i tij nuk do ta blejë Patrik Schickut që është në huazim nga Roma.

Sulmuesi bëri lëvizjen si huazim me kosto prej 3.5 milionë euro me mundësi blerje prej 29 milionë euro.


Edhe pse ai shënoi nëntë gola në 18 paraqitje në Bundesligë, duket sikur çeku nuk e kanë fituar plotësisht besimin e klubit.

“Unë mendoj se ne do të arrijmë të futemi në katër të parët këtë sezon dhe të fitojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve”.

“Edhe nëse kjo ndodh, unë besoj se nuk do ta blejmë Schickun dhe Angelinon. Ne nuk mund të harxhojmë para, edhe nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”.

“Ne kemi një plan rigoroz dhe një buxhet që duhet të respektohet. Nëse ne nuk shesim lojtarë, nuk ka gjasa të jemi në gjendje të sjellim të tjerë”, ka thënë trajneri Schick.

Schick nuk ka vend te Roma, kështu që do t’i duhet të gjejë një ekip të ri. /Telegrafi/