Ishte një fazë e mirë në grupe për trajnerët italianë në Ligën e Kampionëve, me pesë që drejtuan skuadrat e tyre në fazën e eliminimit direkt.

Reklama

Tre nga katër përfaqësuesit e Serie A në garë rezervuan vendet e tyre në raundin e 16-të. Napoli, Milani dhe Interi do të marrin pjesë të gjithë në fazat eliminatore, me vetëm Juventusin që nuk arriti të kaloj tutje pas një sezonit të dobët evropian.

Sipas OptaPaolo, pesë trajnerë italianë kanë kaluar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve në të njëjtin sezon për herë të parë ndonjëherë.

Real Madridi i Carlo Ancelottit, Tottenhami i Antonio Contes, Napoli i Luciano Spallettit, Milani i Stefano Piolit dhe Interi i Simone Inzaghit do të garojnë të gjithë në fazat e eliminimit direkt.

Reklama
Reklama

Massimiliano Allegri do të jetë i irrituar pasi skuadra e tij, Juventusi, ka rënë në Ligën Evropës. Ata tani janë duke pritur për të parë se me cilin ekip do të përballen në ‘play-off’.

Shorti i fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve do të hidhet të hënën më 7 nëntor në orën 12:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/