LAJMI I FUNDIT:

Tragjike: Këngëtarja spanjolle Joana Sainz vdes gjatë koncertit, pasi u godit nga fishekzjarrët

Tragjike: Këngëtarja spanjolle Joana Sainz vdes gjatë koncertit, pasi u godit nga fishekzjarrët

Ky është momenti i tmerrshëm kur një interpretuese me një grup muzikor spanjoll pësoi lëndime fatale, pasi u godit nga pajisje piroteknike gjatë një shfaqje.

“The Super Hollywood Orchestra”, e cila ka 15 anëtarë përfshirë këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila.


Ndërsa grupi ishte në skenë një nga këngëtaret, e quajtur Joana Sainz, 30 vjeçe, u godit në bark nga pajisjet e efekteve speciale të skenës, fishekzjarrëve.

Ajo u dërgua në spital me nxitim pas incidentit me lëndime të rënda, por më vonë vdiq, raporton gazeta “El Norte de Castilla”.

Video nga ngjarja tregon të paktën nëntë interpretues në skenë, duke vallëzuar me muzikë me zë të lartë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Papritur u shfaqen shkëndija nga dy pajisje piroteknike në pjesën e përparme të skenës dhe njëra në të djathtë duket se shpërtheu.

Zonja Sainz më pas ra në dysheme ndërsa interpretuesit e saj të tjerë nxituan ta ndihmonin.

Performanca u pezullua pas incidentit, i cili ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Grupi The Hollywood Orchestra, pjesë e së cilit ishte Joana Sainz

Në kohën e shfaqjes, rreth 1.000 njerëz ishin pranë skenës në sheshin e qytetit.

Shërbimi i urgjencës 112 konfirmoi se aksidenti ka ndodhur në orën 1.49 të mëngjesit dhe rreth 25 minuta më vonë ka mbërritur ambulanca.

Këngëtarja e ndjerë Joana Sainz

Shërbimi mjekësor që iu bë këngëtares në vendngjarje përpara se ajo të transferohej në spitalin e Avilas, e la atë në gjendje të pavetëdijshme. Një mjek i cili ishte në audiencë gjithashtu ndihmoi.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një zhurmë shumë të fortë dhe më pas panë këngëtaren të shtrirë në dyshemenë e skenës përpara se perdja të ulej shpejt.

Një hetim është hapur për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Në këtë fazë, besohet të ketë qenë një lloj dështimi në mekanizmat e efekteve speciale të përdorura gjatë shfaqjes. /Telegrafi/