Tradita bavareze gjunjëzon Zonjën në tempullin gjerman (Video)


Bayern Munichu është kualifikuar pas vazhdimeve ndaj Juventusit në trillerin dramatik të zhvilluar në Allianz Arena. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2-2, teksa pas vazhdimeve Bayerni triumfoi me rezultat 4-2.
Sfida filloi në një atmosferë spektakolare në Allianz Arena, ajo që u konsiderua foleja e bavarezëve për pamposhtshmëri dhe dominancë.
Të dy trajnerët aplikuan ofrmacionet më të mira në këtë sfidë, ku befasinë e siguroi Allegri, duke lënë në stol të gjithë sulmuesit, e duke luajtur në një formacion kundërsulmues prej 4-4-1-1 me sulmues të vetëm Moratan.
I kritikuar para ndeshjes, Allegri la që ndeshja të flasë për të.
Nuk kaloi shumë, dhe një gabim i mbrojtjes bavareze u shfrytëzua për mrekulli nga Paul Pogba (5'), i cili u sigurua që starti për ekipin e tij në Allianz Arena të jetë më se i qetë dhe pa tifoë që brohorasin, por që janë të shokuar.
Sfida vazhdoi me Bayernin që provoi të qetësonte lojën dhe me posedim të dominonte sfidën e të shkonte drejt golit.
Kjo, natyrisht se nuk i pëlqeu Juventusit. Bianconerët u hodhën fuqishëm në kundërsulme.
Një gabim i Neuer në minutën e 23-të e pa para golit Alvaro Moratan, i cili realizoi për 2-0, por që ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Më poshtë fotoja e këtij rasti, gjykoni vet a ishte në ofsajd Morata.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por pjesa e dytë kishte krejt tjetër episod.
Pjesa e dytë plotësisht i takoi Bayern Munichut në aspektin e prezencës në fushën e Juves dhe mbajtjes me topin, por rastin më të mirë e pati Alvaro Morata, i cili humbi një mundësi të pastërt për të vulosur fatin e kësaj sfide.
Duke parë që ndeshja është e hapur, Bayerni bëri edhe më shumë presion deri në fund të takimit.
Në minutën e 73-të ishte Robert Lewandowski (73') ai që shfrytëzoi një krosim të Douglas Costas, për të goditur topin me kokë dhe për të çuar atë në rrjetë. Gëzim i madh në Allianz Arena – sfida tashmë ishte ri-hapur.
Bayerni pafund bëri presion deri në fund të takimit, me Juventusin që u mbyll në mbrojtje.
Kur u mendua se gjithçka mbaroi dhe se sfida është e përfunduar, në skenë u shfaq Thomas Muller, i cili kishte mendim ndryshe.
Një krosim perfekt i Kingsley Coman e gjeti Thomas Mullerin i cili u shkëput mrekullueshëm për të shënuar me kokë për 2-2.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, duke e detyruar përfundimin e sfidës në vazhdime, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 4-4 pas dy sfidave.
Në vazhdime u zhvillua një lojë pak më e qetë në fillim, e dominuar natyrisht nga Bayerni që mori motiv nga rikthimi, teksa te Juventusi në sy shihej dëshpërimi dhe zhgënjimi nga mënyra se si u lëshua nga dora një epërsi e jashtëzakonshme.
Vetëm dy minuta më vonë ish-lojtari i Juventusit, Kingsley Coman në mënyrë individuale finalizoi me një supegoditje këtë supersfidë, duke e lënë përtoke Buffonin në panoramën e mrekullueshme të gëzimit të krijuar nga tifozët bavarezë, e të cilët me plot të drejt po shijonin gëzimin (110').
Deri në fund të takimit nuk kishte asnjë ndryshim, pasi Juventusi nuk kishte më shpresa i demoralizuar për të bërë kthesën tjetër të madhe.
Me rezultat të përgjithshëm 6-4 pas dy ndeshjeve dhe pas vazhdimeve në ndeshjen e dytë, Bayern Munichu kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë traditës së madhe dhe një impenjimi të madh vendimtar në fund të takimit, teksa për Juventusin ky është një eliminim i hidhur.
Por, eliminimi i Juves mund të quhet i merituar. Lëshimi i një epërsie kaq të madhe në udhëtim dhe lëshimi i disa rasteve të sigurat për shënim, natyrisht se nuk tolerohen kur përballë ke një klub me traditë të madhe dhe pedigre në Ligën e Kampionëve, siç është Bayern Munichu. /Telegrafi/






















































