LAJMI I FUNDIT:

Toverlani për garën në FFK: Buxheti është 17 milionë euro, në pyetje janë interesa të mëdha

Toverlani për garën në FFK: Buxheti është 17 milionë euro, në pyetje janë interesa të mëdha

Trajneri i njohur Afrim Toverlani ka komentuar në lidhje me Kuvendin Zgjedhor në FFK cili pritet të mbahet në muajin prill.

Toverlani në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se personalisht nuk mban pozicion në lidhje me dy palët që po pretendojnë të marrin drejtimin e FFK-së.


Ai thotë se ka interesa të mëdha financiare në garën për të parin e FFK-së, përcjell Telegrafi.

Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu: Agim Ademi thirri Kuvendin vetëm pasi u sigurua se i ka shumicën e votave
Lexo po ashtu Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu: Agim Ademi thirri Kuvendin vetëm pasi u sigurua se i ka shumicën e votave

“Fabrikat janë shitur, tokat janë shitur, 17 milionë euro është buxheti vjetor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Të gjitha këto janë interesa. Ka edhe njerëz në prapavijë pas gjithë këtyre debateve”.

Toverlani thotë se atyre që punojnë në fusha të gjelbra iu interesojnë programet e kandidatëve për kryetar të FFK-së.

“Ka njerëz që prej dy vitesh janë përgatitur për të garuar për të parin e FFK-së, ata është dashur të kenë program. Neve të fushës na interesojnë programet. Si do të avancohet futbolli. Sa fusha do të ndërtohen. A do të shkojnë trajnerët në seminare. Neve vetëm kjo na intereson”.

Trajneri i futbollit thotë se momentalisht ajo që po bën kryetari i FFK-së dhe pala tjetër nuk është asgjë më shumë se “interesa madhore”.

“Gjithmonë ka pasur kësi lloj lojërash nëpër federata”, deklaroi tutje Tovërlani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori