LAJMI I FUNDIT:

Totti: Do të shkoja në aeroport për t’ia dhënë Messit fanellën me numrin 10

Totti: Do të shkoja në aeroport për t’ia dhënë Messit fanellën me numrin 10
GENOA, ITALY - MAY 30: Former RomaÕs football player Francesco Totti greets the crowd during the 'Partita Del Cuore' Charity Match at Stadio Luigi Ferraris on May 30, 2018 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Ikona e Romës dhe Italisë, Francesco Totti po qëndron në SHBA me klubin e tij në turneun para sezonal.

Edhe pse është larguar nga futbolli aktiv, Totti është pjesë e Romës si drejtor ku ndihmon Monchin rreth transferimeve.


Ish 10-shi legjendar i Romës ka folur për numrin që mbante në shpinë, duke thënë se është gabim të tërhiqet.

“E kam thënë gjithmonë se është gabim të tërhiqet fanella me numrin 10, siç ka bërë Napoli me Maradonën”.

“Është detyrë e klubit që të gjejnë një zëvendësues të denjët për atë numër pasi fëmijët që luajnë në Romë kanë të drejtë ta ëndërrojnë atë numër siç bëja unë”.

“Shembull me kënaqësi do t’ia dhuroja atë numër te Roma Messit. Nëse ai vendos të vijë do të shkoja në aeroport për t’ia dhënë fanellën me numrin 10”, tha Totti.

Ndër tjera ikona e Romës ka folur edhe për transferimet e Giallorosëve ku ka lavdëruar kroatin Coric.

“Më ka pëlqyer shumë Coric. Teknikisht është një nga futbollistët më të mirë që kam parë në jetën time, tifozët e Romës do të mbetën gojëhapur kur ta shohin atë”, tha Totti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori