Tottenhami e zyrtarizoi si drejtor të përgjithshëm, këto ishin 10 transferimet më të shtrenjta të Paraticit te Juventusi
Tottenham Hotspur ka njoftuar Fabio Paraticin si Drejtor të Përgjithshëm të ri dhe mediat italian tashmë i kanë hedhur një vështrim 10 nënshkrimet e tij më të shtrenjta gjatë kohës së tij me Juventusin.
Drejtori i ri i Spurs largohet nga Juventusi pas 11 vitesh dhe shumë triumfeve të mëdha në Allianz Stadium.
Ish-shefi i skautëve në Sampdoria u transferua në Juventus në korrik të 2010 dhe e ka ndihmuar Andrea Agnellit të sigurojë disa transferime të mëdha, por edhe disa dështime gjatë kohës që ishte me Bianconerët.
Disa mund të argumentojnë se ai bëri marrëveshjet më të mëdha në tregun e lojtarëve të lirë, pasi ai mori yje si Andrea Pirlo, Paul Pogba, Fernando Llorente, Kingsley Coman, Sami Khedira, Dani Alves, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.
Por, le të hedhim një vështrim në 10 nënshkrimet më të shtrenjta të bëra nga Juventusi gjatë kohës së Paraticit si drejtor sportiv.
Dejan Kulusevski nga Atalanta për 35 milionë euro
Suedezi u transferua në Juventus pasi kishte treguar një formë mbresëlënëse në huazim në Parma. 21-vjeçari u nënshkrua në janar të 2020, por nuk lëvizi derisa të mbaroi sezonin 2019-20. Ai luajti 35 ndeshje në Serie A në sezonin 2020-21 nën drejtimin e Andrea Pirlos, duke kontribuar me katër gola dhe tre asistime.
Leonardo Bonucci nga Milano për 35 milionë euro
Italiani u largua befasisht nga Juventusi pas shtatë vjetësh por u kthye pas vetëm një sezoni me Milan. Paratici përfshiu Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara në transferim. 34-vjeçari ka luajtur 442 ndeshje për Bianconerët dhe vazhdon të jetë një nga protagonistët në Allianz Stadium.
Danilo nga Manchester City për 37 milionë euro
Mbrojtësi brazilian u transferua në Juventus nga gjigandët e Ligs Premier në një marrëveshje shkëmbimi me Joao Cancelo në gusht të vitit 2019. Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka luajtur 78 ndeshje në të gjitha garat që nga bashkimi me Bianconerët, duke ndihmuar klubin të fitojë Scudetton në të parin sezon të tij dhe Coppa Italia këtë vit.
Paulo Dybala nga Palermo për 40 milionë euro
Argjentinasi arriti nga Palermo në verën e vitit 2015 dhe është vendosur si një nga yjet në Allianz Stadium. Ai luftoi me dëmtimet në sezonin 2020-21, por u votua MVP në Serie A nën urdhrat e Maurizio Sarrit në sezonin 2019-20.
Federico Bernardeschi nga Fiorentina për 40 milionë euro
Kishte pritje të mëdha kur Juventusi nënshkroi me reprezentuesin italian në vitin 2018 dhe anësori ka qenë një aset i gjithanshëm dhe i zellshëm në Allianz Stadium. Në vitet e fundit, kritikat dhe mungesa e kohës së lojës e kanë irrituar lojtarin, por kjo mund të ndryshojë për mirë tani që Max Allegri u kthye.
Joao Cancelo nga Valencia për 40 milionë euro
Mbrojtësi portugez ishte mbresëlënës në sezonin e tij të parë dhe jo të vetëm me Bianconerët, dhe ai u mor nga Manchester City në një marrëveshje që pa Danilon të vinte në drejtim të kundërt.
Douglas Costa nga Bayern Munich për 46 milionë euro
Anësori brazilian arriti në verën e vitit 2017, kur fillimisht arriti si huazim me pagesë me një detyrim blerje prej 40 milionë vitin e ardhshëm. Costa kaloi sezonin e fundit në huazim te Bayern dhe është kthyer në Brazil këtë verë, por 30-vjeçari fitoi tre Scudetto në tre sezonet e tij me klubin.
Arthur Melo nga Barcelona për 72 milionë euro
Mesfushori brazilian arriti në verën e vitit 2020 dhe ishte një nga shtimet e reja në skuadrën e Andrea Pirlos. Ai ishte pjesë e marrëveshjes që pa Miralem Pjanic të lëvizte te Barcelona, por marrëveshja u bë në të vërtetë kur Sarri ishte ende në krye të ekipit.
Matthijs de Ligt nga Ajax për 85.5 milionë euro
Ylli holandez u transferua te Bianconerët në verën e vitit 2019 dhe kishte pritje të mëdha për mbrojtësin e ri, i cili kishte sjellë Ajaxin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve një vit më parë. De Ligt i duhej pak kohë për t’u përshtatur, por ai përfundimisht e gjeti formën. Ai është parë si e tashmja dhe e ardhmja e Zonjës së Vjetër.
Gonzalo Higuain nga Napoli për 90 milionë euro
Sulmuesi argjentinas arriti kur Napoli kishte kërcënuar me të vërtetë për të mposhtur Bianconerët në garën për titull në Serie A. Higuain vazhdoi të shkëlqente në Allianz Stadium dhe tregoi pse Juventusi e nënshkroi atë duke shënuar 40 gola në dy sezonet e tij të para.
Cristiano Ronaldo nga Real Madrid për 117 milionë euro
Ylli portugez ka qenë i lidhur me një largim nga Juventusi këtë verë, por ai ka vazhduar të tregojë aftësitë e tij në Serie A. Golashënuesi i sezonit 2020-21 ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje me Bianconerët. Ai erdhi për të ndihmuar Juven të ngrinte trofeun e Ligës së Kampionëve, por klubi ka vazhduar të zhgënjejë disi në Evropë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City