LAJMI I FUNDIT:

Tom Cruise ndahet nga e dashura e tij 36-vjeçare, Elsina Khayrova

Tom Cruise ndahet nga e dashura e tij 36-vjeçare, Elsina Khayrova

Aktori Tom Cruise i ka dhënë fund lidhjes me trashëgimtaren ruse Elsina Khayrova, thanë miqtë e përbashkët të çiftit.

Personazhi i “Mission: Impossible”, Cruise nisi një lidhje me Khayrovan në fund të vitit të kaluar, shkruan The Sun.


Miqtë e tyre kanë bërë të ditur se 61-vjeçari kishte përfunduar romancën me trashëgimtaren ruse 36-vjeçare, por se të njëjtit duan të qëndrojnë miq duke qenë se jetojnë në të njëjtin bllok apartamentesh në Londër.

“Nuk i ndanë rrugët keq, dhe ta kishin bërë këtë do të ishte e vështirë nëse do të ndesheshin me njëri-tjetrin në ashensor”, sipas një burimi të The Sun.

Tom dhe Elsina, njëherësh vajza e politikanit rus Rinat Khayrov kishin pasur disa takime në dhjetor.

Ndarja e tyre erdhi vetëm disa ditë pasi Cruise kishte takuar fëmijët e Khayrova-s.

Ajo ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e mëhershme me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve Dmitry Tsvetkov. /Telegrafi/