eksperti ad

Courteney Cox dhe muzikanti i grupit "Snow Patrol", Johnny McDaid, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se dhjetë vitesh së bashku, sipas raportimeve të mediave të huaja.

Sipas Daily Mail, çifti u nda në fund të vitit të kaluar në mënyrë miqësore.


Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se ndarja nuk ka qenë konfliktuale, por erdhi si rezultat i faktit se ata tashmë po jetonin 'jetë të ndryshme'.

Courteney Cox dhe Johnny McDaid

Një mik i afërt i çiftit është shprehur se Johnny vazhdon të ketë respekt të madh për Courteneyn dhe se marrëdhënia mes tyre mbetet e mirë.

"Ata patën një lidhje shumë të thellë, janë ende miq të ngushtë dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin", ka thënë burimi.

Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin "Friends" dhe McDaid u njohën në vitin 2013 gjatë një feste në shtëpinë e Cox.

Çifti u fejua në vitin 2014, por një vit më vonë vendosi t'i jepte fund fejesës.

Courteney Cox dhe Johnny McDaid

Megjithatë, ata u ribashkuan në vitin 2016, me Courteney që kishte deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte bërë më e fortë dhe ndryshe pas rikthimit.

Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar, raportimet sugjerojnë se ndarja ka ndodhur në mirëkuptim të plotë dhe se të dy vazhdojnë të ruajnë respektin dhe miqësinë që kanë ndërtuar gjatë viteve. /Telegrafi/