LAJMI I FUNDIT:

Tjetër goditje për Liverpoolin, Klopp konfirmon mungesën e gjatë të portierit Alisson

Tjetër goditje për Liverpoolin, Klopp konfirmon mungesën e gjatë të portierit Alisson

Liverpooli ka pësuar njërën nga humbjet më të thellë në histori të klubit.

Kampioni në fuqi anglez është turpëruar në udhëtim te Aston Villa ku ka pësuar humbje me rezultat të thellë 7-2.


Në këtë sfidë në portë ishte portieri spanjoll Adrian, teksa u vërejt shumë mungesa e brazilianit Alisson.

E një tjetër goditje ka ardhur për Liverpoolin, pasi trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se Alisson do të mbetet për disa ndeshje jashtë fushave.

Numri një i portës së The Reds është e sigurt që do ta humbas derbin lokal ndaj Evertonit, ndërsa pritet të mbetet jashtë fushave për më shumë se një muaj.

“Ka mundur të shkonte edhe më keq me lëndimin e Alisson. Ai nuk ka asnjë shans të jetë në portë pas dy javëve në derbin ndaj Evertonit”.

“Nuk më pëlqen të vendos limite, por besoj se Alisson do të mungojë katër deri në gjashtë javë”.

“Gjithsesi unë kam besim tek Adrian që do ta zëvendësojë denjësisht Alissonin”, ka deklaruar Klopp.

Gjermani i beson portierit spanjoll, por tifozët e Liverpoolit kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj Adrian duke e cilësuar si fajtorin kryesor për turpërimin nga Aston Villa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori